Policia e Tiranës arrestoi gjatë ditës së djeshme një 36-vjeçar i cili ka tentuar t’i vjedhë lekët një faturinoje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën “Dritan Hoxha”, ku i arrestuari Armand. M me banim në Tiranë, ka goditur me grushte faturinon e autobusit të linjës Kamëz-Tiranë, për t’i marrë një sasi lekësh. Ai është vënë në pranga nga policia pas ngjarjes.





