Gjatë fjalës së tij në Kuvend në lidhje me projektligjin për importin e mbetjeve, sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani ka shkaktuar edhe momente gazmore në radhët e deputetëve të opozitës. Teksa ishte duke akuzuar qeverinë e Ramës për importin e mbetjeve, çka ka ngjallur një reagim të madh në radhët e qytetarëve, Ristani për një moment ka ngatërruar një fjalë; sekti me seksi.
Deputeti demokrat sigurisht që e korrigjoi këtë fjalë në fjalimin e tij, por kjo nuk u ka shpëtuar kolegëve të djathtë Edi Palokës dhe deputetes Jorida Tabaku të cilët siç janë filmuar edhe nga kamerat nuk kanë mbajtur dot të qeshurën. Kjo është një tjetër skenë humori e seancës së sotme, e cila duhet thënë ka patur debate të ashpra për ligjin e mbetjeve.




