Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Daja në burg, nipi i vë gjobë gruas së tij

22/09/2016
FOTO/ Daja në burg, nipi i vë gjobë gruas së tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia arrestoi dje një person në kërkim, i quajtur Ardi Boshnjaku, 24 vjeç nga Elbasani. Ky person është dënuar me 2 vjet burg për veprën penale shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie.
Ai është arrestuar për shkak se i ka vënë një gjobë nuses së dajës.

Kërcënimi
Nga hetimet u arrit të provohej se autori i letrës anonime ishte shtetasi Boshnjaku, i cili, pas identifikimit dhe arrestimit të tij, deklaroi se “letrën e kishte shkruar për shaka”.
Por, në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se kjo letër kërcënuese nuk ishte “një shaka”, për faktin se ai ka kryer të gjithë veprimet e nevojshme dhe ka qenë në pritje të posedimit të parave nga e afërmja e tij, pasi në letër i kishte dhënë edhe orientimet e nevojshme se ku do të dorëzohej shuma e parave.
Hetimet ndaj të pandehurit u zhvilluan fillimisht në masën e sigurisë “arrest me burg”, vendosur nga Gjykata për Krime të Rënda. Por masa e sigurisë u zbut në “detyrim për paraqitje nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
Sipas hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se mbrëmjen e datës 19. 03. 2015, shtetasja E. D., e cila përkohësisht jetonte vetëm me fëmijët, pasi bashkëshorti i saj ishte arrestuar për “prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”, gjen në derën e shtëpisë së saj një letër.
Në përmbajtje të kësaj letre, një person pa emër, i kërkonte të dorëzonte të nesërmen në markatën e qytetit të Elbasanit shumën prej 5 milionë lekëve (të vjetra), pasi në të kundërt do të kishte pasoja. Gjithashtu, “letërshkruesi” i kërkon shtetases E. D., që të mos njoftojë policinë.
E shqetësuar, shtetasja e kërcënuar komunikon me kunatën e saj, e martuar me shtetasin F. Boshnjaku. Ky i fundit i sugjeron që të shkojnë të bëjnë kallëzim në Policinë e Elbasanit, veprim i kryer rreth orës 23.00 të së njëjtës datë.

Kallëzimi
Pas kallëzimit, shtetasi F. Boshnjaku kthehet në shtëpinë e tij, ku e presin bashkëshortja e tij dhe i biri, Ardi Boshnjaku, të cilët ishin në dijeni të letrës kërcënuese ndaj shtetases E. D. që prej disa orësh, të informuar nga vetë e kërcënuara.
Shtetasi F. Boshnjaku i deklaron bashkëshortes dhe djalit të tij se, e kërcënuara E.D. kishte bërë kallëzim në Polici për ngjarjen. Në këtë moment ka reaguar djali i tij, shtetasi Ardi Boshnjaku, i cili ka thënë se përse kanë bërë kallëzim, pasi letrën e kishte shkruar ai për shaka.
Të gjendur në këto kushte, shtetasi F. Boshnjaku dhe bashkëshortja e tij shkojnë sërish në shtëpinë e të kërcënuarës E. D. për të sqaruar situatën, ndërsa djali i tyre largohet në drejtim të Tiranës, duke u strehuar te halla e tij.
Ndërkohë, nga ana e Policisë, pasi është marrë kallëzimi, kanë nisur kryerjen e veprimeve hetimore, ndër të cilat edhe disa kamera sigurie në pallatin ku jetonte E. D., në të cilën dalloheshin qartë tiparet e personit që dyshohej se kishte lënë letrën kërcënuese.
Nga ana e Policisë u kërkua në shtëpinë e tij shtetasi Ardi Boshnjaku, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale, por nuk u gjet në apartament. Me ndërhyrjen e familjarëve dhe hallës së tij në Tiranë, shtetasi Ardi Boshnjaku u vetëdorëzua në polici, ku deklaroi se letrën e kishte bërë për shaka.

Gjyqi
Në përfundim të hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda e akuzon shtetasin Ardi Boshnjaku për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, pasi i pandehuri ka kryer të gjitha veprimet për të marrë në dispozicion shumën e kërkuar në letër.
Kështu, përmbajtja e letrës tregon se i pandehuri Ardi Boshnjaku nuk ka pas për qëllim për të bërë shaka me shkruarjen dhe çuarjen e kësaj letre para derës së hyrjes së nuses së dajës, por me këtë veprim ai ka synuar, dëshiruar dhe pritur që E. D., pasi ta lexonte, t’i dërgonte vërtet shumën e parave që ai i kishte shkruar në letër, tek vendi i paracaktuar prej tij (sigurisht pa e ditur se kush do i merrte ato më pas), duke e vënë dhe para kushtit që po të bisedonte me njeri, apo po të kallëzonte në polici, ajo do kishte pasoja.
I pandehuri Ardi Boshnjaku, ka pritur vërtet që të nesërmen e asaj dite, E. D., të dërgonte paratë te vendi që ai i kishte paracaktuar, duke shkuar e marrë vetë ato. I pandehuri e ka parashikuar këtë, dhe me vetëdije ka lejuar (pritur) ardhjen e pasojës (shtënien në dorë të parave).
I pandehuri, në fakt ka menduar se E.D. nuk do të kallzonte në polici, dhe megjithëse ai ishte vënë në dijeni nga e ëma (kur u ndodh në shtëpi në darkë të datës 19), ai tregoi se letrën e kishte shkruar vetë, vetëm pasi i ati tha se kishin bërë kallzim në polici për të gjetur dërguesin e letrës.
Edhe pasi u vu në dijeni të kallzimit që kishte bërë në polici E. D., dhe megjithëse pohoi para prindërve se letrën e kishte shkruar vetë, i pandehuri, nuk shkoi bashkë me të ëmën në shtëpi të E. D., për ta ‘’sqaruar’’atë,  por u largua drejt Tiranës (megjithëse kishte mundësi, dhe kohën e nevojshme ta bënte këtë) ku këtu, vetëm pasi u lajmërua nga e ëma se e kërkonte polica, me insistimin edhe të hallës së tij, vendosi të vinte nga Tirana në Elbasan, dhe të paraqitej në policinë vendore, ku pas marrjes së shpjegimit të tij u arrestua.
Fillimisht ai u hetua me masë sigurimi ‘’arrest në burg’’ e nga data 15. 04. 2015 ai është i lirë, pasi Gjykata e Apelit caktoi ndaj tij masën e sigurimit ‘’detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.