Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA E PLOTE/ Dhunimi i biznesmenit Fadi Mitri, Prokuroria sekuestron pronën 45.000 m2 ku do investohej

22/09/2016
DOSJA E PLOTE/ Dhunimi i biznesmenit Fadi Mitri, Prokuroria sekuestron pronën 45.000 m2 ku do investohej
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, gjykata ka vendosur sekuestro preventive për pasurinë nr. 152/9 dhe nr. 152/10, të cilën gjykata e Durrësit ia ka njohur shtetasit Pal Selçuni. Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshime se shtetasi Selçuni e ka fituar pronësinë në bazë të akteve të fallsifikuara.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, rezulton se, gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 457, dt. 25.03.2016, ka vendosur: “Detyrimin e Bashkisë Durrës të njohë paditësin Pal Selçuni, si pronar të sipërfaqes 42.000 m2, si pjesë të pasurisë nr. 152/9; dhe të siperfaqes 3.000 m2, pasuria nr. 152/10. Një kopje e këtij vendimi, pasi të marrë formë të prerë, t’i dërgohet ZRPP Durrës, për të kryer veprimet përkatese…”.

Shtetasi Pal Selçuni ka kërkuar në gjykatën e Durrësit njohjen e pronësisë mbi këtë truall me parashkrim fitues. Në pretendimin e tij, Selçuni e ka bazuar kërkesën e tij në nenin 169 të Kodit Civil, ku parashikohet se “ personi që ka poseduar qetësisht e pa ndërprerje, duke u sjellë sikur të ishte pronar për njëzetë vjet në një pronë të paluajtshme, bëhet pronar i saj”.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet mbi përfitimin e e të drejtës së pronësisë, menjëherë pas plagosjes me mjete të forta të shtetasit Fadi Mitri, i cili nga ana e tij ka një kontratë qeraje me shtetin shqiptar për zhvillimin e pronës së njohur në emër të shtetasit Pal Selçuni. Prokuroria e Durrësit nisi këtë hetim, menjëherë pasi Policia e Shtetit referoi në Prokurorinë e Tiranës materialin mbi kryerjen e veprës penale “Plagosje e lehtë me dashje”, në dëm të shtetasit Fadi Mitri. Nga materialet paraprake të referuara në Prokurorinë e Tiranës, dyshohet se goditja ndaj biznesmenit Mitri është kryer për shkak të një sipërfaqe toke, e cila i është dhënë në përdorim kompanisë së administruar prej tij, “Omnix Albania” shpk. Po në këtë sipërfaqe, ka pretendime mbi pronësinë familja e shtetasit Pal Selçuni, banues në Draç të Ishmit, në Durrës.

Për këtë arsye, Prokuroria e Durrësit ka nisur veprimet hetimore mbi regjimin e pronës në zonën e Draçit, në Ishëm të Durrësit, e cila dyshohet se ka shërbyer si shkak për goditjen e biznesmenit Fadi Mitri.

Në bazë të akteve të administruara deri në këtë fazë, janë krijuar dyshime të arsyeshme se, në procesin gjyqësor për njohjen e pronës, pala paditëse (P. Selçuni) ka paraqitur dokumenta të fallsifikuara për të provuar posedimin “e pandërprerë dhe të qetë të kësaj prone për një afat prej njëzet vjetësh”.

Nga aktet e administruara, rezulton se shtetasi Pal Selçuni, në vitin 2011, ka pasur një konflikt fizik me disa shtetas të tjerë, në pronë kufitare për pronësinë mbi terrenin objekt shqyrtimi gjyqësor. Të dyja palët e përfshira në konflikt në atë kohë kanë bërë kallëzim. Prokuroria e Durrësit ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për shkak se “dëmet nuk kanë qenë të konsiderueshme për t’u klasifikuar si vepër penale, sipas nenit 150 te K. Penal, por palët mund të paraqesin padi civile për shpërblim dëmi”.

Po ashtu, rezulton se në vitin 2014, shtetasi Pal Selçuni ka bërë një padi për pushtim toke kundër shtetasit libanezo-amerikan, Fadi Mitri, administrator i kompanise “Omnix Albania”. Edhe në atë kohë, Prokuroria e Durrësit vendosi mosfillimin e procedimit penal, për shkak se “Omnix Albania”, shpk, ka një kontratë qeraje me shtetin shqiptar për shfrytëzimin e kësaj sipërfaqeje toke.

Për të paktën këto dy raste, Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshime të arsyeshme se, në procesin gjyqësor civil për njohjen e pronës, paditësi Pal Selçuni ka paraqitur dokumenta të fallsifikuara, duke pretenduar se e ka poseduar pronën pa shqetësim për një periudhë 20-vjeçare.

Në këtë gjykim kanë qenë si palë ndërgjyqëse Bashkia Durrës dhe Avokatura e Shtetit. Rezulton se në seancën përfundimtare kanë munguar Bashkia e Durrësit dhe Avokatura e Shtetit. Në këto kushte, ku palët e interesuara nuk kanë ngritur pretendime (për shkak të mungesës së tyre), gjykata e Durrësit, me vendimin nr. 457, datë 25. 03. 2016, ka vendosur të njohë shtetasin Pal Selçuni si pronar të pronës, objekt shqyrtimi. Gjithashtu, rezulton se kundër këtij vendimi nuk është bërë ankim nga palët ndërgjyqëse dhe vendimi ka marrë formë të prerë më datë 19.04.2016.

Në veprimet e mëtejshme hetimore, Prokuroria e Durrësit do të shqyrtojë arsyet e mungesës së palëve ndërgjyqëse dhe mungesën e ankimit mbi vendimin e njohjes së pronës në emër të shtetasit Selçuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026
Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026
Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.