Në rrugën e Linzës, pranë varrezave, rrëzë një pemë, është gjetur një person i shtrirë. Bëhet fjalë për shtetasin Gani Cela i rreth te 50-ve, i cili është gjendur i vdekur. Sipas burimeve anash trupit ndodhet dhe një armë zjarri pistoletë. Pritet versioni i policisë e cila ndodhet në vendngjarje.




