Në sallën e Kuvendit të Shqipërisë sot ka patur tenione dhe debate lidhur me ligjin per importin e mbetjeve. Kur ish Kryemninistri Berisha mori fjalen ai publikoi në salllë fjalimet e Ramës kundër importit të plehrave mbajtur në tetor të 2013-ës.
Fjalimet e Ramnës të cilat ishin tepër të ashpra janë vënë në mikrofonin e foltores së deputetëve nga Berisha, për t’u dëgjuar, si një akuzë ndaj Ramës dhe projektligjit që ai sjellë në Kuvend për të lejuar importin e plehrave, 3 vjet pasi e anulloi atë ligj.
Berisha e ka lënë për disa minuta të dëgjohej fjalimi i 2013-ës i Ramës dhe pastaj tha: “Njeriu që ia mbathi, nuk ia mbajti rastësisht! Ia mbathi se e dinte që do të riprodhoheshin në këtë sallë deklaratat e tij të tre viteve më parë dhe ato ishin të kundërta me këto të sotmet, sepse i janë dhënë 4 milionë euro ryshfet!”




