Ka rezultuar fals një alarm për lëndë eksploziv te drejtoria e Patentave në Tiranë.
Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se sot në Kashar, te parkingu pranë Drejtorisë së Patentave, shtetasi E. B., pretendon se në mjetin e tij, i kanë vendosur lëndë eksplozive.
Në vendngjarje Shërbimet e Policisë kanë marrë masat e sigurisë, gjithashtu ekspert xhenier bënë kontrollin e imtësishëm të mjetit. Në përfundim të kontrollit rezultoi se alarmi ishte fals.





