Ka rezultuar fals alarmi për bombë në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave. Forcat xheniere, pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë kontrolluar makinën për të cilën u tha se ishte vendosur bombë, nuk kanë konstatuar asnjë pako të dyshimtë. Alarmi për bombë u dha nga pronari imakinës Elvis Boshi, icili ka lajmëruar policinë se në makinën e tij ishte vendosur eksploziv.





