Një 45-vjeçare shqiptare humbi jetën në një aksident rrugor në Itali. Ajo udhëtonte në makinë Lacia Y së bashku me djalin e saj 12-vjeçar i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Makina e tyre është përplasur me një tjetër automjet, Fiat Idea, që po udhëtonte në kah të kundërt,. Sipas hetimeve paraprake, shqiptarja ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës.
Sipas mediave italiane, viktima ishtenjë shqiptare e cila jetonte prej vitesh në Itali së bashkë me fëmijët e saj.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që cuan në humbjen e kontrollit të gruas shqiptare.





