Policia financiare e qytetit të Breshias ka ekzekutuargjatë natës së shkuarnjë megaoperacion që ka çuar në sekuestrimin e 5 ton drogë të llojit heronië, kokainë, marijuanë e hashash. 99 persona janë arrestuar e totalisht 196 persona janë vënë nën hetim nga drejtësia italiane.
Personat e arrestuar janë pjesë e 5 organizatave kriminale me degëzime ndërkombëtare që furnizonin me drogë tregun dhe grupet e trafikantëve italianë. Mes të arrestuarve janë dhe anëtarë të një organizate kriminale shqiptare, e cila kishte lidhje me mafiet italiane Ndragheta, Camorra e Sacra Corona Unita.





