Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHBA/ Qeveria u jep gabimisht shtetësinë 858 emigrantëve që duhej të ishin dëbuar

20/09/2016
SHBA/ Qeveria u jep gabimisht shtetësinë 858 emigrantëve që duhej të ishin dëbuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria amerikane u ka dhënë gabimisht shtetësinë më shumë se 800 emigrantëve që duhej të ishin dëbuar.
Një auditim i brendshëm i Departamentit të Sigurisë, bërë publik të hënën, zbuloi se 858 emigrantët që morën shtetësinë gabimisht, janë nga vendet që përbëjnë rrezik kombëtar për Shtetet e Bashkuara ose nga vende me përqindje të lartë të mashtrimit në dokumentat e emigracionit. Raporti nuk i ka identifikuar këto vende.
Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, John Roth tha se emigrantët përdorën emra të ndryshëm ose data të lindjes jo të sakta për të aplikuar për shtetësinë amerikane. Ai tha se gabimet për dhënie shtetësie ndodhën sepse shenjat e gishtave të aplikuesve nuk ishin në sistemin e të dhënave qeveritare.
“Kjo situatë krijoi mundësi për individët që të fitonin të drejtat dhe privilegjet e shtetësisë amerikane me anë të mashtrimit”, tha zoti Roth.
Të paktën tre prej atyre që u është dhënë gabimisht shtetësia ishin në gjendje të përdornin statusin e tyre për të filluar punë në fusha të sigurisë sensitive, duke përfshirë punën në aeroporte dhe objekte detare. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se këtyre personave tashmë u janë hequr kredencialet e tyre të sigurisë.
Një person i katërt është bërë polic.Vitin e kaluar hetuesit identifikuan gjithashtu 953 raste që duken të dyshimta.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se raporti ve në pah,atë që ka qenë prej kohësh,një sfidë e vështirë për zyrtarët e imigracionit – faktin se të dhënat e shenjave të gishtave vite të shkuara kanë qënë në letër dhe nuk mund të kërkohen në mënyrë elektronike.
Raporti rekomandon që shenjat e gishtave që janë në letër të dxhitalizohen dhe të shtohen në bazën e të dhënave të qeverisë. Ai gjithashtu rekomandon krijimin e një sistemi për vlerësimin e qindra njerëzve të cilët janë miratuar gabimisht për shtetësi.
Akuza janë paraqitur në vetëm dy raste. Në kërkesën e tyre emigrantët duhet të përfshijnë edhe emra që kanë përdorur më parë, si dhe historinë e tyre të emigracionit, por shpesh herë ata nuk e përfshijnë këtë informacion.
Kandidati republikan për president, Donald Trump e ka bërë verifikimin e emigrantëve si pjesë qendrore të platformës së tij. Ai ka bërë thirrje për një ndalim të përkohshëm të emigracionit nga vendet e komprometuara nga terrorizmi deri sa një proces i fortë verifikimi të mund të zbatohet. /VOA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.