Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Plagosja me thikë në gjimnaz, zbardhet dëshmia e autorit në polici

20/09/2016
Plagosja me thikë në gjimnaz, zbardhet dëshmia e autorit në polici
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 16- vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë në gjimnazin “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 12 e 35 minuta, në derën e jashtme të shkollës, ku dy të rinj pasi kanë ngrënë byrek pranë shkollës kanë filluar të shahen me njëri – tjetrin dhe janë konfliktuar fizikisht deri në momentin kur njëri prej tyre me një thikë ka goditur bashkëmoshatarin.
Policia sqaron se të përfshirë në konflikt janë shtetasit K. Suti, 16 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur dhe shtetasi M. Sula, 16 vjeç autor i ngjarjes.
Burime nga Spitali i Traumës sqarojnë se K. Suti ka një çarje, ku i është prerë arteria kryesore në kofshën e djathtë dhe aktualisht ndodhet në reanimacion, në gjende të rëndë për jetën.
Autori M. Sula është arritur të prangoset pak minuta më pas në shtëpinë e tij.
Në polici ai ka pohuar se “K. Suti më shau fillimisht me shaka, e kam sharë dhe unë pastaj, ai më goditi me grushta dhe unë i jam kundërpërgjigjur duke i rënë me një copë xhami të mprehtë. Unë jam vetëmbrojtur nuk kam dashur të zihem me të”.
Por version i tij se e ka goditur me xham bie poshtë, pasi rreth orës 15 e 20 minuta, policia arriti të gjente në zonën pranë Oxhakut, rreth 800 metra larg shkollës, thikën me të cilën 16-vjeçari kreu plagosjen.
Për sqarimin e plotë të dinamikës, policia ka shoqëruar 12 persona, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Kjo ngjarje e rëndë, ku përfshihen gjimnazistë, vjen 7 ditë pas vrasjes së adoleshentit 17-vjeçar, Fabio Hila, në qytetit e Pogradecit, pas një konflikti me bashkëmoshatarin e tij për një femër. Si dhe pas plagosjes nga pakujdesia me pistoletën që e mbante pa leje, të një tjetër 17-vjeçari në një lokal pranë shkollës së tij.
Prindërit e nxënësve të gjimnazist “Çajupi”, u shprehën jashtë kamerave, të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve.
Shkolla rezulton e pa pajisur me kamera sigurie. /TVKlan/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

30/07/2026
DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

30/07/2026
Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

30/07/2026
Rama prezanton projektin Lungomare 3, po gërryhet vende-vende. Nuk ka rëndësi kur mbaron

Qeveria pezullon ndërtimet në zonat turistike deri më 15 shtator

30/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

30/07/2026
DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

30/07/2026
Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

30/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.