Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Klemend Balili bën qejf dhe kërcen në dasmë, policia “nuk e shikon” dhe nuk e arreston

19/09/2016
Klemend Balili bën qejf dhe kërcen në dasmë, policia “nuk e shikon” dhe nuk e arreston
Share on FacebookShare on Whatsapp

Klemend Balili i pagëzuar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit” shëtit i lirë në Sarandë, i pa shqetësuar nga policia dhe agjencitë ligj-zbatuese në Shqipëri, ndonëse ndaj tij ekziston një urdhër-arresti nga policia greke. Burime të sigurta të Lapsi.al tregojnë se mbrëmë Balili ka festuar deri në orët e para të mëngjesit në resortin e tij “Santa Quaranta”, ku ishte i ftuar në një dasmë.
Personi që martohej është aktualisht drejtori i Transporteve në Sarandë, pozicion që e mbante Kel Balili përpara se të shkarkohej kur u shpall në kërkim nga policia greke si kreu i një bande që trafikonte drogë në Evropë. Por lidhjet nepotike shkojnë edhe më tej, drejtori i Transporteve është gjithashtu edhe nipi i bashkëshortes së Klemend Balilit.
Por më e rëndë në këtë situatë është fakti që policia shqiptare, e cila ka për detyrë të arrestoje Klemend Balilin për llogari të palës greke që e ka shpallur në kërkim, nuk po e bën këtë gjë. “Eskobari i Ballkanit” shëtit i lirë në Sarandë ditë dhe natë, i pa shqetësuar nga askush. Burime të sigurta të Lapsi.al japin edhe një detaj tjetër nga dasma e mbrëmshme në resortin luksoz të Balilit. Gjatë gjithë kohës ai ka qenë i ulur në tavolinë bashkë me kreun e Partisë Socialiste në Tepelenë, Dino Selimi.
Me këtë të fundit është çuar edhe disa herë në valle dhe ka festuar deri në mëngjes. Dino Selimi mban postin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Transporteve në Gjirokastër.
Lapsi.al u interesua nëse Klemend Balili është ende në kërkim nga policia shqiptare. Burimet thanë se urdhri i arrestit ka afat 30 ditor dhe se qëllimisht policia shqiptare nuk e ka përtërirë, edhe pse e ka për detyrë të bëjë diçka të tillë. Policia shqiptare ka  detyrimin ta arrestoje Klemend Balilin për llogari të palës greke, e cila e ka ende në kërkim. Emri i Balilit doli në skenë nga autoritetet greke, pas një operacioni të gjerë antidrogë.
Ai përmendet si financuesi i një rrjeti kriminal që trafikonte drogë në vende të ndryshme të Evropës. Në raportimet e para CNN grek e pagëzoi atë si “Eskobarin e Ballkanit”, ndërsa theksonte lidhjet e tij të fuqishme politike në Shqipëri që e mbronin në aktivitetin e tij kriminal në trafikun e drogës. /Lapsi.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

30/07/2026
DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

30/07/2026
Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

30/07/2026
Rama prezanton projektin Lungomare 3, po gërryhet vende-vende. Nuk ka rëndësi kur mbaron

Qeveria pezullon ndërtimet në zonat turistike deri më 15 shtator

30/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

30/07/2026
DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

30/07/2026
Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

30/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.