Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Burrat dhe gratë në uniformë që luftojnë krimin nuk kanë nevojë për shfaqje dhe fasada”

19/09/2016
"Burrat dhe gratë në uniformë që luftojnë krimin nuk kanë nevojë për shfaqje dhe fasada"
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Rama në ceremoninë e inaugurimit të ndërtesës së re të Ministrisë së Brendshme.

Basha tha se policia dhe kujtimi i të rënëve po përdhosen çdo ditë, ndërsa shtoi se Kryeministri Rama e ka veshur krimin me pushtet e pushtetin e ka veshur me krim.

“Policia, burrat dhe gratë në uniformë që luftojnë krimin dhe dëshmorët e rënë në krye të detyrës, nuk kanë nevojë për fasada, për ceremoni, për shfaqje.

Burrat dhe gratë në uniformë, të rënët në detyrë, respektohen duke luftuar krimin, duke luftuar trafikantët, duke luftuar drogën.
Trupa e policisë dhe kujtimi i të rënëve, nëpërkëmben e përdhosen cdo ditë nga një ministër i lidhur me bandat e trafikut të drogës në vend, nga një ministër që makinën e tij private e kthen në narkotaksi për Habilajt, nga një ministër që mbajti Shullazin mbi ligjin per 3 vjet derisa ndërhynë partnerët, që negocion privatisht në zyrën e shtetit me vrasës me pagesë, nga një ministër që prish hetimet për trafikantët duke djegur provat në laborator e duke zbuluar hetimet në media per llogari te krimit.
Trupa e policisë dhe kujtimi i të rënëve, nëpërkëmben e përdhosen cdo ditë nga një kryeministër që futi në parlament trafikantë e tutorë prostitutash, vrasës e njerëz me precedentë penalë. Nga një kryeministër që fshehu urdhërin e ekstradimit për vrasësin e komisar Dritan Lamajt, që i ofroi atij arratinë, shpëtimin nga drejtësia. Nga një kryeministër që mban Eskobarin e Ballkanit, që pasi e ka bërë drejtor të transportit e mbron edhe nga aksioni ndërkombëtar për kapjen e tij. Një kryeministër që ka krijuar kartelin më të rrezikshëm të drogës në Europë që ndërton edhe pista avionësh për narkotrafikun.
Trupa e policisë dhe kujtimi i të rënëve nëpërkëmben e përdhosen cdo ditë nga Edi Rama që krimin e ka veshur me pushtet e pushtetin e ka veshur me krim.
Nderi dhe dinjiteti i policisë, respekti i të rënëve në krye të detyrës në luftë me krimin është sot në duart e shqiptarëve. Shqiptarët kanë në dorë të kthejnë rendin, sigurinë, respektin ndaj policisë, duke hequr krimin nga pushteti. Duke larguar me cdo kusht kartelin e drogës.”


Po ndodh

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

18/09/2026
Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

18/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Erion Veliaj lë qelinë, shtrohet në një spital privat në Tiranë

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

18/09/2026
Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej