Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alarmohet Gjermania: Mafia shqiptare hyn në Kuvendin e Brandenburgut

19/09/2016
Alarmohet Gjermania: Mafia shqiptare hyn në Kuvendin e Brandenburgut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me kërkesë të gjashtë prej dhjetë deputetëve të grupit të AfD (Partia Alternativa për Gjermaninë e spektrit të djathtë populist gjerman) në parlamentin e Brandenburgut, të enjten është zhvilluar një takim i veçantë i grupit parlamentar.
Arsyeja: një grup i çuditshëm “biznesmenësh shqiptarë” me truproja që me shumë mundësi ishin të armatosur, kishte bërë bujë në Parlament.
“Dy javë më parë, pesë vizitorë të çuditshëm erdhën në Parlament” raporton stafi i parlamentit, “duke përfshirë burra shpatullgjerë me kostume të errëta dhe flokë bishtalec. Nga ata me të cilët nuk do të dëshironit të përballeshit në errësirë”.
Burrat me paraqitje të frikshme ishin të udhëhequr nga zv. Shefi ekzekutiv i AfD, Andreas Kalbitz dhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj partie, Birgit Bessin dhe Steffen Kotré.
Një nga mysafirët e çuditshëm mbante edhe një këllëf arme raportoi një punonjës i tronditur i administratës së Parlamentit.
“Kur ne deshëm t’i kontrollonim, ky grup ishte larguar”, tregoi zëdhënësi i parlamentit Mark Weber. “Armët janë të ndaluara në Parlament”.
Anëtarët e parlamentit të AfD kërkuan të mësonin ndonjë gjë nga Kalbitz dhe Bessin, por nuk mësuan asgjë të re. Vetëm pas pyetjeve të vazhdueshëm të “Bild”, Bessin dha shpjegime: Këta ishin sipërmarrës me origjinë shqiptare nga industria e logjistikës dhe kateringut.
Ju e dini që ne kemi probleme të gjejmë lokale për aktivitetet tona”. Sipas informacioneve të “Bild”, shqiptarët në fjalë ishin nga Berlini dhe Babelsberg dhe mbanin truproja.
“Cilët sipërmarrës kanë nevojë për truproja në Gjermani?”, ishte pyetja që ngriti deputetit Franz Josef Wiese.
“Nuk mund të ftojmë këtu mafien shqiptare”.
“Nëse figura të dyshimta vijën këtu, kjo bie në kurriz të fraksionit”, shtoi kolegu i tij, Steffen Königer.
Edhe Shefi ekzekutiv i Partisë, Alexander Gaulandme reagoi ndaj këtij lajmi duke thënë “unë dua të di se kush ishin këto personazhe”, pasi Kalbitz nuk i kishte dhënë asnjë informacion, ashtu siç i kishte fshehur partisë edhe informacionin se ai kishte qenë në të kaluarën pjese e Republikanëve të djathtë, kishte drejtuar “organizatën kulturore” që i përkiste një ish¬anëtari të SS dhe kishte punësuar një ish-funksionar të NPD¬së.
“Kalbitz e mashtron vazhdimisht grupin, u ankua Steffen Königer, shumë prej nesh nuk i besojnë!”.
Vizita e shqiptarëve mbeti pa u sqaruar në këtë mbledhje të veçantë, pasi Kalbitz mungoi për shkak se ishte “i sëmurë”.
Ai i shkroi “Bild”: Nuk ka asgjë për të cilën të mbaj një qëndrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.