Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sekuestrohet kompleksi Taiwan për një borxh të pashlyer prej 690 mijë euro

16/09/2016
Sekuestrohet kompleksi Taiwan për një borxh të pashlyer prej 690 mijë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qendra shumëfunksionale e argëtimit Taiwan, e vendosur në Parkun Rinia në Tiranë është nën sekuestro nga kompania përmbarimore, ALBASE.  Lajmi bëhet i ditur nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), ku gjithashtu mësohet se masa është marrë për shkak të një borxhi prej 690 mijë eurosh që shoqëria Taiwan ka ndaj kreditorit, Tajar Shahin Hasa.
Shoqëria përmbarimore ka lajmëruar administratorin e Taiwan, Avni Braçajn që të paguajë detyrimin në mënyrë vullnetare. Përveç detyrimit Taiwan duhet të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit dhe të përmbarimit me vlerë 5 milionë lekë.
Kompanisë i është lënë kohë të paguajë detyrimet në formë vullnetare deri brenda 10 ditëve.
Mbas këtij afati, shoqëria përmbarimore ALBSAE sqaron në  urdhrin përkatës se, do të fillojë ekzekutimi i detyrueshëm i vendimit për urdhrin e ekzekutimit. Nëse debitori refuzon të zbatojë urdhrin e gjykatës do të gjobitet 50 mijë lekë deri në ekzekutimin e detyrimit si dhe do të bëhet kallëzim penal për pengim të ekzekutimit të në bazë të nenit 320 të kodit penal.
Por shoqëria Taiwan sipas të dhënave të në bilancin e dorëzuar në QKB rezulton se ka rritur ndjeshëm aktivitetin më 2015. Gjatë vitit të kaluar shoqëria ka dyfishuar të ardhurat duke i çuar ato në 312 milionë lekë nga rreth 162 milionë lekë që i kishte në vitin 2014.
Taiwan është një nga komplekset argëtuese më në zë të Tiranës. Me një sipërfaqe shërbimesh prej 10,000 metra katrorë dhe i vendosur në qendër të qytetit, ai përfshinë restorante luksoze, bare, bowling, zonë me video game, club e kazino. Qendra e argëtimit është e vendosur në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, duke qenë pjesë e qendrës së tij. /Monitor/

Po ndodh

FOTO GALERI/ Edi Rama aktron me gjeste në Kuvend, por ministres së tij të Drejtësisë, sot nuk mundi t’ia kalojë

FJALA/ Rama do të bëjë ligj të ri për pagat e gjyqtarëve. Nuk do qëndrojnë në krye të piramidës

18/09/2026
VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

Alket Rizai mund të ndodhet në Shqipëri, policia greke konsideron pistën e re të kërkimit

17/09/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO GALERI/ Edi Rama aktron me gjeste në Kuvend, por ministres së tij të Drejtësisë, sot nuk mundi t’ia kalojë

FJALA/ Rama do të bëjë ligj të ri për pagat e gjyqtarëve. Nuk do qëndrojnë në krye të piramidës

18/09/2026
VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

Alket Rizai mund të ndodhet në Shqipëri, policia greke konsideron pistën e re të kërkimit

17/09/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej