Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ KLD miraton disa lëvizje gjyqtarësh

16/09/2016
EMRAT/ KLD miraton disa lëvizje gjyqtarësh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, mbledhjen plenare, e cila nisi me miratimin e kërkesës së gjyqtares Diamela Goxha për revokimin e lejes për të shërbyer si ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë, dhe kthimin e saj në gjykatën ku është emëruar nga KLD. Në vijim të mbledhjes, Këshilli miratoi kërkesën për autorizimin për mësimdhënie të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ilir Mustafaj.
Në përputhje me rendin e ditës,  mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe votimin e kandidaturave për gjyqtarë, për plotësimin e 1 (një) vendi vakant, në Gjykatën e Apelit Vlorë. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarit Ervin Trashi, në Gjykatën e Apelit Vlorë.
Këshilli vendosi konstatimin e mbarimit të ushtrimit të detyrës, për shkak të mbushjes së moshës së pensionit të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Ded Deda, njëkohësisht kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, dhe delegimin e gjyqtares Ornela Naqellari, për të ushtruar detyrën në funksionin drejtues të kësaj gjykate. Gjithashtu, me propozim të ministrit të Drejtësisë, anëtarët e KLD-së, vendosën të shpallin vendin vakant për funksionin drejtues të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe një vend vakant për një gjyqtar pranë kësaj Gjykate.
Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli në zbatim të Vendimit të të tij nr. 261/2, datë 14. 04. 2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”, miratoi projket-aktet e vlerësimit të përgatitura nga Kryeinspektori për gjyqtarin Klodian Kurushi, të Gjykatë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe për gjyqtarin Taulant Tafa, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Këshilli vijoi më pas me zhvillimin e procedurës për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Pasi dëgjuan platformat e kandidatëve, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash emërimin si kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, të Sulejman Kurti.
Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

Po ndodh

FOTO GALERI/ Edi Rama aktron me gjeste në Kuvend, por ministres së tij të Drejtësisë, sot nuk mundi t’ia kalojë

FJALA/ Rama do të bëjë ligj të ri për pagat e gjyqtarëve. Nuk do qëndrojnë në krye të piramidës

18/09/2026
VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

Alket Rizai mund të ndodhet në Shqipëri, policia greke konsideron pistën e re të kërkimit

17/09/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO GALERI/ Edi Rama aktron me gjeste në Kuvend, por ministres së tij të Drejtësisë, sot nuk mundi t’ia kalojë

FJALA/ Rama do të bëjë ligj të ri për pagat e gjyqtarëve. Nuk do qëndrojnë në krye të piramidës

18/09/2026
VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

Alket Rizai mund të ndodhet në Shqipëri, policia greke konsideron pistën e re të kërkimit

17/09/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej