Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përdhunimi nga njerku; motra Ilmiut: Hetuesit të shikojnë mirë nga e ka çuar nëna vajzën

13/09/2016
Përdhunimi nga njerku; motra Ilmiut: Hetuesit të shikojnë mirë nga e ka çuar nëna vajzën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Familjarët e Ilmi Hoxhës nuk e pranojnë që njeriu i tyre të jetë ai që thotë Policia. Ata e rrëzojnë denoncimin kundër tij, duke akuzuar nënën e 12­vjeçares se ka sajuar gjithçka.

Motra e 52­ vjeçarit, Adile Hoxha, në një intervistë ka thënë se dënon aktin dhe kërkon dënimin e kunatës. E bindur që vëllai s’ka gisht në këtë punë, ajo i kërkon drejtësisë të marrë masa, duke hedhur dyshimet se të tjerë persona kanë abuzuar me të miturën. E pyetur se çfarë reagimi do të ketë familja nëse provohet se ndaj vajzës është abuzuar, atëherë ajo thotë se drejtësia duhet të veprojë njësoj, si ndaj vëllait, edhe nënës së vajzës.

*Motra e Ilmiut

Lincoln Macveagh

Kur e morët vesh për ngjarjen dhe si e pritët?

Unë jua thashë edhe dje, e mora vesh kur erdhën e arrestuan vëllanë. U bë gjithë ajo zhurmë e rrëmujë. Nuk isha në dijeni se çfarë kishte ndodhur.

A e besoni që vëllai juaj mund ta ketë bërë këtë?

Nuk e besoj. Por po jua them edhe si nënë që jam, edhe si motër: Nëse e ka bërë, të dënohet në maksimum. Ne nuk jemi ajo familje, por shteti duhet të dënojë së pari nënën e vajzës. Një grua që nuk mblidhej për shtëpi, që e merrte vajzën me vete e bridhte ku t’i donte qejfi, e ne nuk i thoshim gjysmë fjale. Vishej si rrugaçe e s’i tha njeri asgjë. Po akuzoni nënën e vajzës, ndërkohë që përdhunuesi i dyshuar është njerku i saj… Unë nuk akuzoj asnjë. Po një nënë prandaj është nënë. Ajo duhej të shikonte ku flinte çupa, ku hante, ku pinte, si vishej. Ajo vetë e vishte me taka të larta e i blinte tualete që 5 vjeçe çupës. Kjo nuk është model nëne, se unë jam nënë vetë e jam me fëmijë. Ne e kemi pasur vëllanë të varfër, por jo imoral.

Pse mendoni se ka ndodhur kjo?

Dyshoni për ndonjë kurth nga ana e Selvies? Zoti e di se çfarë i pjell mendja asaj, por ajo babanë ta bënte burrë. Edhe mundet ta sajojë. Nuk e di pse. Se të thuash që donte t’i merrte pasurinë vëllait, ai s’ka, është i këputur fare.

Po e mitura u gjet nga mjekësia ligjore e zhvirgjëruar…

Hetuesit ta shikojnë mirë se nga ka shkuar çupa. Nuk besoj në këtë turp. Nënën pyesni se ajo me siguri e di se ku e ka çuar dhe për çfarë arsyeje e ka çuar.

Nëse e vërteta është siç thotë vajza e mitur, çfarë qëndrimi mbani ju si familje e Ilmiut? Po çfarë qëndrimi?!

Ai është i njëjtë. Ne jemi për familjen. Nëse ata i kanë bërë këto vepra, drejtësia t’i dënojë maksimalisht të dy.

Si jetonin ata të dy?

Ne nuk dimë shumë gjëra dhe pse jetojmë afër me njëri­tjetrin. Ata kanë 6 vjet që jetojnë bashkë në shtëpinë e vëllait, por nuk janë të martuar me celebrim. Kur erdhi gruaja, kishte me vete dhe vajzën, në atë kohë e vogël, 6 vjeçe. Ne fëmijën e kemi dashur, se fëmijë, por nuk e dinim çfarë ka ndodhur që arritën deri në këtë pikë dhe të burgosej vëllai ynë për një gjë shumë të rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

17/08/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

HIMARË/ 4 persona pësojnë djegie gjatë riparimit të një skafi në Porto Palermo

17/08/2026
PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

17/08/2026
“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

17/08/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

HIMARË/ 4 persona pësojnë djegie gjatë riparimit të një skafi në Porto Palermo

17/08/2026
PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

17/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.