Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e ish-drejtorit të OSHEE-së, dyshimet dhe pista e hetimit

11/09/2016
Vrasja e ish-drejtorit të OSHEE-së, dyshimet dhe pista e hetimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vrasja e ish-Drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun në OSHEE, Saimir Jaku mund të jetë kryer për shkak të konflikteve të mundshme, që kanë lidhje me dhënien apo marrjen e fajdeve në shuma të mëdha të parave.
Të paktën kjo është një ndër pistat e hetimit, mbi të cilën po punon grupi hetimor. Të afërm të viktimës, që janë marrë në pyetje, kanë thënë se prej disa kohesh viktima merrej me këtë aktivitet.
Pikërisht këto konflikte dyshohet se kanë qenë edhe shkaku i goditjes me armë të shtëpisë së tij një vit më parë.
Sipas hetuesve, viktima mund të ketë pasur konflikt me persona të tjerë dhe ngjarjen e një viti me parë ata e lidhin me një paralajmërim të mundshëm ndaj Jakut, për të ardhur me pas në eliminimin e tij fizik, këtë të premte.
Një aspekt që po analizohet me detaje është dhe mënyra tejet e ashpër e ekzekutimit të Jakut.  Dëshmitarë okulare në vendin ku u vra Jaku thonë se ekzekutori ka zbrazur të gjithë karikatorin e armës dhe është treguar i kujdesshëm që mos prekte klientët e tjerë të lokalit ku ndodhi ngjarja.
Një 50-vjeçar, që gjendej me Jakun në tavoline, u plagos aksidentalisht. Një ditë me parë TV Klan mësoi se automjeti që besohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes Saimir Jakut u gjet i djegur në Malësinë e Kurbinit, në fshatin Vinjoll.
Automjeti tip “Mercedes Benz” rezulton i vjedhur në vitin 2015, në Kodër-Kamëz. Ai është i denoncuar si i vjedhur nga pronari, ndërsa mësohet se targat me të cilat lëvizte ishin false.
Dy personat që morën pjesë në atentat e kanë djegur makinën duke humbur më pas çdo gjurmë. Ekspertët kanë këqyrur atë çfarë ka mbetur nga makina, por deri tani nuk kanë arritur asnjë element të vlefshëm për zbardhjen e krimit.
Nga mënyra se si është kryer atentati grupi hetimor dyshon që kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, megjithatë kjo pritet të konfirmohet gjatë hetimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

30/07/2026
Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

30/07/2026
Zgjidhet kreu i ri i SPAK, mori 7 vota

Klodian Braho: E dinim për Ermal Beqirin. Balluku nën hetim intensiv por pa vendim për Parlamentin

30/07/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Dosja Balluku, kontrolle në prona, kompani e banesa në Tiranë dhe Durrës

30/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

30/07/2026
Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

30/07/2026
Zgjidhet kreu i ri i SPAK, mori 7 vota

Klodian Braho: E dinim për Ermal Beqirin. Balluku nën hetim intensiv por pa vendim për Parlamentin

30/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.