Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROGRAMI/ Kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

11/09/2016
PROGRAMI/ Kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka uruar gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit.
Në mesazhin e tij, numri një i myslimanëve thekson se “kjo është një festë që i përket gjithë njerëzimit, prandaj le të ndajmë me nevojtarët mirësitë materiale e shpirtërore”.
“Të lutemi që ditët e festës të vazhdojnë pareshtur për mbarë njerëzimin; të lutemi e të festojmë të bashkuar dhe të flasim vetëm një gjuhë, atë të dashurisë, vlerësimit ndaj njëri-tjetrit dhe ndihmës reciproke”, vazhdon më tej urimi.

Mesazhi i plotë i kreut të KMASH-së, Skënder Bruçaj

Të nderuar besimtarë,
Në një ditë të tillë feste, në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet anembanë, dua t’ju përcjell urimet më të mira: qofshi të gëzuar e në paqe me të gjithë të dashurit e zemrës.
Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe dorëzimit të plotë tek Allahu xh.sh. Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.
Në këtë atmosferë festive këshillohet që të gëzojmë sa më shumë zemra, të shtrohen sofrat, të shtrëngohen duart e miqësisë, të vizitohen të afërmit, të sëmurët, si dhe të shkëmbehen dhurata. Të kemi në qendër të vëmendjes fëmijët me dhurata përkëdhelje dhe të moshuarit duke qëndruar
pranë tyre me përkujdesje.
Të dashur bashkëkombës,
Kjo është një festë që i përket gjithë njerëzimit, prandaj le të ndajmë me nevojtarët mirësitë materiale e shpirtërore. Të lutemi që ditët e festës të vazhdojnë pareshtur për mbarë njerëzimin; të lutemi e të festojmë të bashkuar dhe të flasim vetëm një gjuhë, atë të dashurisë, vlerësimit ndaj njëri-tjetrit dhe ndihmës reciproke.
Më lejoni të uroj përzemërsisht të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit: GËZUAR KURBAN BAJRAMIN
me shpresën që të shtohet mirëkuptimi, dashuria për tjetrin dhe të ketë paqe e mirësi në çdo
fole familjare e shoqërore. Zoti e bekoftë kombin dhe Atdheun tonë.

PROGRAMI I KURBAN BAJRAMIT

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Kurban Bajramit, ditën e
hënë, 12 shtator 2016, do të falet në orën 07:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish – Hotel Dajtit, Tiranë.
Para faljes së namazit të Kurban Bajramit do të zhvillohet një ceremoni me lexim Kur’ani, ligjërata,
përshëndetje.

PROGRAMI I PLOTË I KURBAN BAJRAMIT 2016
05:30 – NAMAZI I SABAHUT (FALJA)
05:45 – KURAN
06:30 – HAPJA
06:35 – LEXIM KURANI – IMAMI I XHAMISË SË SELITËS, ADNAND MERJA.
06:40 – FJALA E KRYETARIT TË KMSH-së, SKENDER BRUÇAJ.
06:45 – LIGJËRATË –ELVIS NAÇI.
07:00 – FALJA E NAMAZIT TË BAJRAMIT
07:10 – HYTBEJA E BAJRAMIT – MYFTIU I TIRANËS, YLLI GURRA
07:20 – ILAHI

Po ndodh

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

16/09/2026
DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

16/09/2026
Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

16/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

16/09/2026
DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

16/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.734 artikuj gjithsej