Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shpallin falimentin 126 kompani

10/09/2016
Shpallin falimentin 126 kompani
Share on FacebookShare on Whatsapp

Plot 126 kompani në të gjithë vendin kanë shpallur falimentin. Drejtoria e Tatimeve ka dorëzuar në gjykatë listën e bizneseve që duan të mbyllin aktivitetin, ndërkohë që disa prej tyre nuk kanë arritur të përfundojnë procedurat edhe pse i kanë dorëzuar kërkesat që prej disa vitesh.

Nga viti në vit vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të kompanive që kërkojnë falimentit pasi sipas Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve gjatë vitit 2015 në gjykatë janë çuar 118 kompani kundrejt 126 gjatë këtij viti.

Në listë konstatohen një sërë kompanish të mëdha të cilat kanë kontribut në jetën ekonomike të vendit. Vlora është qyteti me numrin më të madh të bizneseve që kanë mbyllur aktivitetin, në listë numërohen 36 të tilla ndërsa Durrësi renditet në vendin e dytë me 27 shoqëri.

Në kryeqytet ndërkohë numërohen vetëm 6 subjekte të cilat kanë shpallur falimentin. Ligji aktual është pengues për bizneset që kanë falimentuar, pasi për shkak të procedurave të tejzgjatura kërkon vite të tëra për të përfituar statusin e falimentit, ndërkohë që detyrimet e papaguara të subjektit ndaj institucioneve shtetërore shtohen, duke e bërë të papërballueshëm pagesën e borxhit për të, në kushtet kur nuk ka aftësi paguese prej vitesh.

Procedurat e komplikuara të falimentit kanë detyruar qeverinë që të hartojë një projektligj të ri i cili aktualisht është në diskutim në komisionet parlamentare.

Sponsorizuar

Drafti i ri, parashikon ngritjen e Gjykatës së Falimentit, si një strukturë brenda gjykatës së rrethit, e cila do të merret me të gjitha procedurat e falimentit.

Ligji përcakton afate të qarta për dorëzimin e kërkesës për fillimin e procedurave të falimentit, ankimimit nga debitori dhe nisjes së seancave gjyqësore, të gjitha brenda një afati prej 1 muaj e gjysmë. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar nga qeveria shqiptare zgjidhjen e ngërçit me falimentin, procedurat për të cilin arrijnë deri në 5 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

16/09/2026
DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

16/09/2026
Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

16/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

16/09/2026
DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

16/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.746 artikuj gjithsej