Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali, së bashku me të dashurën e tij rumune, për trafik droge.
Sipas mediave italiane, shqiptari ishte i skeduar dhe në apartamentin e tij u zhvillua një operacion antidroge. Gjatë kontrollit në banesën e tij në Mola të Barit u gjetën 47 kg kanabis, 800 gr kokainë dhe 500 gr heroinë.





