Partia Demokratike dhe aleatët e saj po zhvillojnë fushatën përmbyllëse në Dibër në kuadër të zgjedhjeve të 11 shtator për kryebashkiak të ri.
Të pranishëm përveç Dashamir Shehit, dhe Nard Ndokës, është edhe kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu dhe Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
Sherefedin Shehu:
Ju më rrisni besimin dhe përgjegjësinë që ne së bashku ta ndryshojmë Dibrën. Mbështetja juaj dhe e gjithë dibranëve kudo që ndodhen, vulosin sot vendimin për të filluar së bashku punën për të ndërtuar një Dibër të re dhe të begatë, një Dibër që të na rrisë krenarinë tonë. Nga Lura dhe Selishta, nga Kalaja e Dodës e deri në Maqellarë, kam parë një bashkim. Dibra është e para dhe ne na bashkon këtu të gjithëve ndryshimi që kërkon Dibra.
Kam folur me biznesmenë dhe tregtarë që ju bëhet presion nga administrata tatimore. Po falimentojnë nga taksat e larta dhe gjobat korruptive. Kam dëgjuar prindërit e trishtuar sepse nuk mundën t’i dërgojnë prindërit në shkollë sepse Universiteti i Dibrës, u mbyll. Dje kam përjetuar dhimbje nga lotët e gjimnazistëve, mes të cilëve edhe të njërës që ishte mes 10 studentëve më të mirë të Dibrës. I ishin mohuar studimet e larta.
Kryeministri u mburr se paskan fituar të drejtën e studimit 16 studentë dibranë, kur qindra të tjerëve u është mohuar e drejta e studimit.
Ky kuvend është dëshmi e qartë e nevojës për drejtësi, për t’i kthyer Dibrës shpresën për punë dhe drejtësi.
Që në muajin e parë do të nisim pastrimin e të gjithë Dibrës mbarë nga mbetjet që i shikon kudo nga Maqellara deri në Kalanë e Dodës. Fadromat dhe mjetet e tjera të bashkisë që përdoren për punë private do të dërgohen në të gjitha fshatrat e Dibrës, për të hapur rrugë të tjera dhe për të rregulluar ato ekzistuese.
Ndërmarrja e ujërave për vaditje do të fillojë punën për përmirësimin dhe pastrimin e kanaleve vaditëse. Ndihma ekonomike do të jetë transparente dhe do të shkojë tek të gjithë ata që kanë nevojë pavarësisht ngjyrës politike.
Asnjë familje në bashkinë e Dibrës nuk do të kërcënohet me bukën e gojës dhe do të garantohet furnizimi me ujë të pijshëm.
Propozimi im i parë në këshillin bashkiak do të jetë ulja e tarifës së ujit të pijshëm i rritur ditët e fundit dhe krijimi i një fondi të posaçëm për familjet në nevojë për furnizimin me ujë të pijshëm.
Ne së bashku do të punojmë për një Dibër të zhvilluar siç e premtova në hapje të fushatës, tarifat e bashkisë do të jenë zero.
Lulzim Basha:
Fitore do ketë për Dibrën dhe çdo dibran. Kjo është energjia e vërtetë, bashkimi. Dua të ndaj me ju, një zemër të gëzuar, por e vërteta është se gëzimin dhe optimizmin e ndjej në sytë tuaj.
Kemi qenë bashkë në këtë muaj, në çdo cep të Dibrës, në çdo, në çdo fshat në çdo qytet. Kam qenë këto 3 vite në çdo cep të Shqipërisë, kam parë varfëri.
Anembanë Dibrës e Shqipërisë, ka varfëri të tejskajshme.
Realitetin duhet ta shohim siç është e jo me makijazhe. Kemi parë banda e banditë të importuar që sillen si çamër, por që nuk asnjë gjë të përbashkët as me çamë, as me kosovar as me dibranë. Këta përfaqësojnë disa kriminelë. Mos përfaqësojnë PS? Nuk e besoj, sepse ata nuk përfaqësojnë socialistët e ndershëm.
Kundërshtarët tanë politikë e treguan sot, duke dalë këtu në shesh. Socialistët e ndershëm distancohen nga krimi. Kë përfaqësojnë këta kriminelë? Vetëm Edi Ramën. E duam bashkinë e Dibrës si plaçkë që ta copëtojnë vetëm për vete.







