Apeli i Krimeve të Rënda në Tiranë ka refuzuar sot ndryshimin e masës së arrestit për Emiljano Shullazin, i cili kishte ankimuar vendimin e mbajtjes në burg dhe kërkonte arrest shtëpie.
Në seancën e sotme gjyqësore, pas refuzimit që iu bë Shullazit, pritet t% jepet vendimi edhe për bashkëpunëtorin e tij Gilmano Dani, që u arrestua bashkë me të.
Shullazi, një nga emrat më të njohur pë drejtësinë shqiptare si kryetar i grupi kriminal, ndodhet në burg pas kërcënimit që i bëri kandidatit për Rektor, Mynur Koni, gjatë procesit të zgjedhjeve në universitete.
Jo më larg se dy ditë më parë, ambasadori amerikan Donald Lu e solli për të disatën herë emrin e Shullazit si kreun e një grupi kriminal të organizuar.





