Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Babai i Pëllumb Marnikollaj: Ja gënjeshtrat e policisë greke për vdekjen e të birit

09/09/2016
INTERVISTA/ Babai i Pëllumb Marnikollaj: Ja gënjeshtrat e policisë greke për vdekjen e të birit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nikoll Marnikollaj, babi i 29-vjeçarit Pëllumb Marnikollaj, rrëfen me detaje se çfarë i ka ndodhur të birit në shtetin grek, ndërsa thekson se do të vijojë të kërkojë drejtësi deri në momentin e fundit.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai tregon momentet e fundit të takimit me të birin dhe përgjigjet negative që merrte teksa kërkonte të dinte se ku ndodhej i biri.

Ju protestuat pranë ambasadës greke. Mendoni se autoritetet shqiptare dhe ato greke do t’u përgjigjen thirrjeve tuaja për zbardhje më të shpejtë të vdekjes së djalit tuaj si dhe për zgjidhjen e kësaj çështjeje?
Po, kam besim se do të zgjidhet.

Mund të na thoni se kur i keni humbur kontaktet me Pëllumbin dhe sa herë paraqitej ai në komisariatin grek?
Pëllumbi më datë 3 gusht është paraqitur në rajonin e policisë në Athinë, sepse e kishte detyrim një herë në muaj. Duhej të paraqitej çdo datë 1 deri më 5 të fillimit të muajit. Si çdo herë tjetër, ai shkoi vetëm. Ishte hera e katërt që shkonte paraqitej në komisariat. Shkonte çdo datë fikse, sepse kishte detyrime dhe kishte dëshirë që t’i mbyllte ato gjëra, që të mos kishte më probleme në të ardhmen.

Po për tri herët e tjera që është paraqitur në polici, ju ka treguar për ndonjë problem që mund të ketë pasur atje?
Jo, nuk na ka thënë asgjë më parë, sepse nëse do të na kishte thënë gjë, ne nuk do ta kishim lejuar që ai të shkonte i vetëm herët e tjera. Ai ka shkuar atje rreth orës 13:45 dhe kishte folur në telefon me vëllanë, djalin tim tjetër, Tanin. I kishte thënë se ‘po shkoj të firmos, dhe sapo të dal prej andej po të marr sërish në telefon’. Djali, Tani e kishte pyetur nëse e kishte takuar avokatin dhe ai i kishte thënë ‘po’, dhe se nuk kishte asnjë lloj problemi. Djali ka pritur që Pëllumbi ta telefononte, por ai nuk u bë i gjallë për rreth 45 minuta. E ka telefonuar vetë Tani, por telefoni i ka dalë i fikur. I humbëm të gjitha kontaktet me të që nga ai moment.

Në komisariat, e kanë pranuar se Pëllumbi ka shkuar për t’u paraqitur?
Tani e kanë pranuar, por ditët e para jo. Një herë thoshin ‘ka firmosur’ e një herë thoshin ‘jo’. Thoshin gjëra kontradiktore. 8 ditë më pas, djali im së bashku me dajën e tij mbërritën në Athinë në orën 8 të mëngjesit. Kanë telefonuar avokatin dhe ai një herë i thoshte ‘jam me pushime’ e një herë tjetër i thoshte ‘vij ju takoj, por jam larg’. Gjysmën e ditës e kanë kaluar duke pritur që të merrnin një informacion nga avokati për Pëllumbin. Ai një herë e hapte telefonin e një herë jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

16/09/2026
DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

16/09/2026
Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

16/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

16/09/2026
DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

16/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.