Lungomarja e Vlorës është përmbytur sot nga moti i keq, duke vështirësuar akoma më shumë lëvizjen e mjeteve.
Një situatë e tillë i shtohet bllokimit të këtij aksi nga trafiku i rënduar dhe për shkak të punimeve që ende nuk dihet se kur do të përfundojnë.
Përmbytja e Lungomares ka krijuar probleme sot në qarkullimin e makinave, ku trafiku u bllokua për disa minuta.





