Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO – STOP/ Privatizimi i “errët” i Kompanisë ARMO

08/09/2016
VIDEO – STOP/ Privatizimi i “errët” i Kompanisë ARMO
Share on FacebookShare on Whatsapp

Emisioni investigativ “STOP” këtë herë sjell në vëmendje Kompaninë e naftës, “ARMO” dhe misterin që fshihet pas saj.
Në një intervistë për mikrofonin e “STOP”, ish- Ministri i Ekonomisë Zef Preçi, hedh dritë mbi këtë mister, duke shpjeguar problematikën e këtij privatizimi dhe vënë në pah disa pika të errëta .
Preçi thotë se ende nuk ka një përgjigje se kush e bleu atë, për çfarë shume, dhe mbi të gjitha çfarë ndodh me borxhet e ARMO-s ndaj shtetit dhe bankave!
Në fund të tremujorit të parë të 2016-s, detyrimet e Kompanisë “ARMO” ishin 595 milionë dollarë ose sa 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Pak ditë më parë është bërë me dije se Kompania ARMO iu shit një firme të regjistruar në ishujt Virxhin, Offshore. Cilat janë pikat e errëta të këtij procesi?
“Dihet që menaxhimi i kësaj prone publike pas privatizimit është bërë në mënyrë grabitqare. Gjatë tre viteve të fundit nuk ka një bilanc të kësaj kompanie. Kjo kompani është ndër borxhlinjtë më të mëdhenj në banka, pra zë një peshë të rëndësishme në kreditë e këqija. Po kështu dihet se kjo kompani zë një peshë shumë të rëndësishme në detyrimet fiskale të papaguara, por ndërkohë nuk është sqaruar as burimi i kapitalit të zotëruesve më të fundit të kësaj kompanie, vendas, të huaj, të përzier, të ligjshëm, të paligjshëm etj. sepse deri më sot Shqipëria është nga të vetmet vende të botës që eksporton të gjithë sasinë e naftës që prodhon dhe importon gjithë sasinë e naftës që konsumon”.

Në fund të 3-mujorit të parë të 2016-ës detyrimet e Kompanisë ARMO llogariteshin në 595 milionë dollarë ose 5 % e PBB (Prodhimit të Brendshëm Bruto) të vendit. Çfarë ndodh me borxhet në këtë proces shitjeje?
 “Marrja në dorëzim nga pronari apo pronarët e rinj bëhet kundrejt likuidimit, shlyerjes së menjëhershme apo pjesë-pjesë, por duke zbardhur gjendjen e kompanisë”.

“ARMO” u vu në sekuestro preventive në Gusht të vitit 2012 për shkak se kishte shumë borxhe. A mund të realizohet shitja në kushte të tilla?
“Shitja mund të realizohet sepse ai që e blen merr përsipër të shlyejë borxhet, detyrimet. Nëse dikush blen një kompani me detyrime, detyrimisht merr mbi vete detyrimet, dhe si rregull kur bëhet fjalë për pasuri të bllokuara bën zhbllokimin e tyre, d. m. th., që paguan palët ndaj të cilave detyrohet kompania në fjalë”.

D. m. th., sipas jush kjo shitje është komplet në rregull? Mund të bëhet?
“Në qoftë se vërtet është bërë, nëse nuk është një “flluskë sapuni”, si shumë të tjera, do të ishte e dëshirueshme që të hidhet dritë mbi transaksionet. Do të ishte lajm shumë i madh për të gjithë taksapaguesit shqiptarë, nëse Ministri i Financave ditën që inauguroi fillimin e punimeve të një kompanie private, që nuk është shumë normale, por ndodh në vende si Shqipëria, të thoshte se kjo kompani ka shlyer detyrimin prej 60 milionë euro apo më shumë, sa i detyrohet tatime taksave”./TVKlan.al/
 

Për të ndjekur videon, klikoni këtu …
https://youtu.be/GkHb5HUatCQ

zef-preci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Dosja Balluku, kontrolle në prona, kompani e banesa në Tiranë dhe Durrës

30/07/2026
EMRAT/ Kryeprokurori Llalla komandon katër drejtues të rinj në prokuroritë e rretheve

Dy emra në garën për Prokuror të Përgjithshëm

30/07/2026
Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Dosja Balluku, kontrolle në prona, kompani e banesa në Tiranë dhe Durrës

30/07/2026
EMRAT/ Kryeprokurori Llalla komandon katër drejtues të rinj në prokuroritë e rretheve

Dy emra në garën për Prokuror të Përgjithshëm

30/07/2026
Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.