Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Engel: Lideri i ri Basha po sjell një frymë të re në politikën shqiptare

01/09/2016
Engel: Lideri i ri Basha po sjell një frymë të re në politikën shqiptare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim nënkryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme në Kongresin Amerikan, z. Eliot Engel, i cili shoqërohet nga personaliteti i njohur shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari dhe ambasadori amerikan Donald Lu.

Zoti Basha e falënderoi kongresmenin Engel për kontributin e vyer që ka dhënë për Shqipërinë dhe Kosovën si dhe angazhimin e përhershëm për demokracinë në Shqipëri.

Kongresmeni Engel shprehu kënaqësi për ritakimin me kryetarin e Partisë Demokratike ndërsa vlerësoi faktin që një lider i ri si z. Basha është duke sjellë një frymë të re në politikën shqiptare. Kongresmeni Engel vlerësoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për lidershipin e treguar në procesin e ndryshimeve kushtetuese si dhe sinjalin pozitiv që vullneti politik jep për integrimin europian të vendit. Zoti Basha tha se Partia Demokratike vazhdon të japë kontributin e saj dhe plotësimin e kuadrit ligjor, i cili nuk mund dhe nuk duhet të shkelë përcaktimet kushtetuese të miratuara me konsensus me 22 korrik. Ka qenë, është dhe do të mbetet angazhim parësor i Partisë Demokratike garantimi i një drejtësie të pakorruptuar që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin. Parakusht për këtë është një drejtësi e pakapur politikisht.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, krimi dhe droga me mbështetje shtetërore si dhe korrupsioni i përhapur gjerësisht, ishin shqetësimet e ngritura nga zoti Basha në këtë takim.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë sfida me kryesore për Shqipërinë, theksoi zoti Basha. Duke iu referuar zgjedhjeve në Dibër kreu i demokratëve theksoi se ka një forcim të lidhjeve të krimit me politikën që po shihet në këto zgjedhje.

Në këtë kuadër zoti Basha ndau me nënkryetarit e Komitetit për Punët e Jashtme në Kongresin Amerikan, Z. Eliot Engel domosdoshmërinë e zbatimit të plotë të ligjit të dekriminalizimit dhe ndarjen e politikës nga krimi. Z. Basha e njohu z. Engel edhe me situatën e përkeqësuar të kriminalitetit në vend. Shqipëria, tha z. Basha është shndërruar në hambar kultivimi të lëndëve narkotike e cila mbrohet nga drejtues të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme të cilët marrin fitimin e tyre. Këto para dhe paratë e korrupsionit qeveritar po përdoren në zgjedhjet e Dibrës dhe nesër në të gjithë Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse mazhoranca nuk ka vullnet të realizojë reformën zgjedhore.

Për demokracinë dhe stabilitetin e Shqipërisë theksoi kryetari i opozitës, zgjedhjet e lira e të ndershme e në veçanti shitblerja e votës, roli i krimit dhe bandave, mediat e lira janë prioriteti më madhor, së bashku me sundimin e ligjit çka nënkupton respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.