Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Besnik Mustafaj: Me Bashën, PD i ka të gjitha mundësitë të kthehet në pushtet

26/08/2016
Besnik Mustafaj: Me Bashën, PD i ka të gjitha mundësitë të kthehet në pushtet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe pse prej shumë vitesh nuk ishte shfaqur në ndonjë aktivitet publik të PD, Besnik Mustafaj heziton ta quajë rikthim pjesëmarrjen në mitingun prezantues të kandidatit të djathtë për bashkinë Dibër, ku mbajti edhe një fjalim.
“Nuk është një rikthim sepse unë nuk kam munguar në politikë. Unë vërtet kam ikur nga rreshti i parë i politikës, i të bërit politikë në mënyrë aktive, por nuk kam munguar si një vlerësuesi i politikës. Kam qenë i pranishëm me shkrimet e mia dhe intervistat e mia qoftë në gjykimin e politikës kombëtare, qofte edhe me kritikat që kam pasur për mënyrën e ringritjes së PD për të qenë në shërbim të saj. Kështu që në këtë kuptim fjala rikthim nuk shkon”, sqaron Mustafaj.
Në një intervistë për Ora News, Mustafaj shprehet i  bindur se me Lulzim Bashën kryetar, PD ka mundësitë për të ardhur në pushtet, Mustafaj deklaron se lideri demokrat ka filluar të piqet në detyrën që mori në vitin 2013.
“Basha po piqet si lider, po e kupton PD nga brenda dhe do të arrijë ta udhëheqë deri në zgjedhjet për një fitore”, shprehet më tej ish-deputeti dhe ish-ministri demokrat.
Për zgjedhjet në Dibër, Mustafaj sheh te Sherefedin Shehu njeriun e shpresës që ka munguar për 25 vjet.
“Unë erdha sot në Dibër të mbështetur Shehun për disa arsye që lidhen me një fenomen që unë e vura re që është kthimi i shpresës. Në këto 25  vjet kurrë nuk ka pasur një kandidat për kryetar bashkie të cilësisë së Sherefedin Shehut”.
Mustafaj nuk ka një parashikim për zgjedhjet e 2017, por shprehet se PD ka kohën e mjaftueshme për të mishëruar shpresën e shqiptarëve.
“PD ka kohë të mjaftueshme të marrë formën e duhur për të mishëruar shpresën e shqiptarëve dhe aspiratën e shqiptarëve për të ecur përpara”, shton Mustafaj.

besnik mustafaj1 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026
Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026
Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.