Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ilir Meta merr një mesazh nga kongresmeni Michael McCaul: Reforma në drejtësi themel i qëndrueshëm

24/08/2016
Ilir Meta merr një mesazh nga kongresmeni Michael McCaul: Reforma në drejtësi themel i qëndrueshëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një mesazh drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kongresin Amerikan, kongresmeni Michael McCaul shpreh vlerësimin e tij për kryeparlamentarin Ilir Meta dhe Kuvendin e Shqipërisë për miratimin e suksesshëm të Reformës në Drejtësi.
Kongresmeni McCaul vlerëson se lidershipi dhe integriteti i demonstruar nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta përgjatë gjithë këtij procesi ishte instrumental në bashkimin e palëve për ta shndërruar këtë në një moment historik për Shqipërinë.
“Si një ish-prokuror federal, unë besoj fuqimisht se sundimi i ligjit duhet të shërbejë si një gur themeli në çdo shoqëri demokratike dhe duhet të mbështetet mbi besimin, llogaridhënien dhe barazinë përpara ligjit, duke nisur nga nivelet më të larta të qeverisjes deri te profesionalizmi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit. Gjithashtu, shpreh besimin se reforma e sapomiratuar në drejtësi do të shërbejë si një themel i qëndrueshëm mbi të cilin vendi juaj mund të vazhdojë të ecë përpara dhe mirëpres krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri sipas modelit të Byrosë Federale të Hetimit në SHBA, si një tregues i rëndësishëm i vendosmërisë së Shqipërisë në rrugën e reformave”, shkruan në mesazhin e tij McCaul.
Kryetari McCaul thekson se si dy vende anëtare të NATO-s, SHBA dhe Shqipëria duhet të punojnë së bashku për t’u përballur me çështje me interes reciprok, sikurse është lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm. Adresimi i këtyre çështjeve pa partneritet nuk është një opsion, prandaj mirëpres angazhimin dhe bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve tona.
Kryetari McCaul përfundon mesazhin e tij, duke theksuar se, “ju keni një mik dhe partner në Kongresin e Shteteve te Bashkuara, i vendosur për mirëqenien e dy vendeve tona. Përgëzime për një punë të kryer mirë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
EMRI/ Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestër punonjësi i Tatimeve

Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro

14/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.