Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrëfimi shokues i vajzës që përdhunoi babai: Më la pa rroba në mes të pyllit

23/08/2016
Rrëfimi shokues i vajzës që përdhunoi babai: Më la pa rroba në mes të pyllit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një rrëfim ndryshe vjen nga 15-vjeçarja E. P. Gjatë marrjes në pyetje nga policia e Dibrës (një oficere policie), vajza ka treguar me detaje se si është përdhunuar nga babai i saj biologjik, Guri Përgjegji. Minorenia ka deklaruar se i ati, pasi ka abuzuar seksualisht me të, e ka lënë lakuriq në pyll.

Rrëfimi i vajzës
“Atë ditë ishim duke ecur nëpër pyll për t’u kthyer në banesë, kur babai ndaloi. Ai hoqi xhupin, pantallonat dhe këpucët dhe pastaj më urdhëroi dhe mua që të hiqja atletet. I hoqa. Pastaj ai më tha që të zhvishesha. Unë kundërshtova, por ai më kapi dhe mi hoqi rrobat me dhunë. Bërtita me të madhe, por nuk më dëgjonte kush, pasi nuk kishte njeri rreth e rrotull. Ima atë shtroi përtokë rrobat e të dyve dhe më pas më përdhunoi”, ka thënë minorenia.
Ndërkaq, ajo ka pohuar se babai i saj la të zhveshur në mes të pyllit dhe u nis me të shpejtë për në shtëpi.
“Ai iku, ndërsa mua më la ashtu lakuriq. Isha e traumatizuar. Nuk e doja veten. Nuk dija se çfarë të bëja. Më pas vesha rrobat që ishin tërë baltë dhe shkova në shtëpi. Sapo më pa njerka, më pyeti se çfarë kisha dhe pse isha bërë gjithë baltë. I tregova ngjarjen, i thashë se më kishte përdhunuar babai. Njerka më besoi dhe filloi t’i kërkonte llogari burrit të saj, babait tim. I tha që të ikte nga shtëpia”.

Rrëfimi i njerkës
Sakaq, “GSH” ka siguruar dhe dëshminë e njerkës së minorenes. Kjo e fundit ka deklaruar se vajza ka mbërritur në shtëpi gjysmë ore pas të shoqit. “Kur erdhi vajza, vura re se ishte shumë e tronditur. E pyeta dhe ajo më tregoi se çfarë kishte ndodhur. Në çast i thashë Gurit: ‘Nëse ti e ke bërë këtë punë, ik menjëherë prej këtu’.
Ai mu përgjigj se nuk kishte bërë asgjë. Ndërsa, për rrobat që i kishte tërë baltë më tha se ishte rrëzuar. Nuk doja ta dëgjoja më, por i thashë që të zhdukej nga shtëpia. Ai hëngri një pjatë me makarona dhe u largua për tek bagëtitë. Unë me vajzën shkuam te kunati dhe më pas bëmë denoncim në polici”, ka pohuar njerka e 15-vjeçares. /GazetaShqiptare/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.