Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrëfehet babai përdhunues: I ramë rrugës shkurt për nga pylli, nuk e di si ndodhi përdhunimi

23/08/2016
Rrëfehet babai përdhunues: I ramë rrugës shkurt për nga pylli, nuk e di si ndodhi përdhunimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë marrjes në pyetje pas arrestimit, 46-vjeçari i akuzuar për përdhunimin e vajzës, është “rrëfyer” në lidhje me këtë ngjarje që tronditi banorët e zonës dhe jo vetëm. Sipas burimeve nga grupi hetimor, mësohet se, Guri Përgjegji ka pohuar se të enjten (ditën që ka ndodhur ngjarja) ka qenë së bashku me vajzën e tij, E. P., në qytetin e Peshkopisë për të shitur bimë medicinale dhe se gjatë kthimit për në banesë i ka vendosur të bijës dorën në qafë.
“Mëngjesin e së enjtes, unë dhe vajza shkuam në qytetin e Peshkopisë për të shitur bimët medicinale që kishim mbledhur më parë. Pasi mbaruam punë, u nisëm për në fshat me furgonin e linjës. Nga makina zbritëm jo në vendin ku zbrisnim zakonisht, por diku tjetër. Unë doja që të mos humbnim kohë dhe i thashë sime bije që të ecnim nëpër pyll, pasi rruga që na çonte në shtëpi ishte më e shkurtër. Në një moment, unë i vura dorën asaj në qafë. Kaq, asgjë tjetër”, është shprehur paraprakisht Guri Përgjegji.
I pyetur në lidhje me pretendimin e bashkëshortes, se ai e kishte ngacmuar seksualisht vajzën edhe më parë dhe se për këtë ishin konfliktuar rreth 20 ditë para ngjarjes, Guri Përgjegji ka thënë…
“Po, kemi bërë fjalë. Gruaja ime më tha se çfarë po ndodh në shtëpinë tonë. Ka diçka mes teje dhe vajzës. Unë ia ktheva se nuk ka asgjë dhe se nuk e shoh time bijë me atë sy”.
Pyetjes se si arrite ta përdhunoje vajzën tënde, 46-vjeçari është përgjigjur se, “Nuk e di as vetë. Nuk e di sesi ndodhi përdhunimi”.
I pyetur nëse 15-vjeçarja ishte gjaku i tij, pra vajza e tij, Guri Përgjegji është shprehur…, “Nuk di çfarë të them…”.
Ndërsa, pyetjes se nga analizat që i janë bërë vajzës dhe vetë atij ka rezultuar se e bija është abuzuar seksualisht nga ai, 46-vjeçari sërish i është përgjigjur se, “Nuk di çfarë të them as për këtë”.
Një ditë më parë, Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Guri Përgjegjit, i cili akuzohet se të enjten që shkoi ka përdhunuar në pyllin e fshatit vajzën e tij 15-vjeçare. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme, 46-vjeçari nga fshati Kukaj i njësisë administrative të Kastriotit nuk ka pranuar në asnjë moment se ka abuzuar seksualisht me të bijën. Pavarësisht deklaratave të bëra prej të pandehurit, trupi gjykues ka vendosur lënien e tij në qeli për akuzën e “Kryerjes së marrëdhënieve seksuale në gjini”.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur për rreth 40 minuta.
Ndërkaq, katër ditë më parë, burime pranë grupit hetimor pohuan se Përgjegji ka ngritur alibi se bashkëshortja dhe vajza e kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën për ta burgosur atë. Sipas 46-vjeçarit, arsyeja e këtij “puçi” është lidhja që gruaja e tij ka me një person tjetër në fshat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.