Pas alarmit për bombë, forca policore kanë rrethuar ambientet e redaksisë së televizionit Report tv dhe Shqiptarja.com në kryeqytet. Para hyrjes në ambientet e brendshme është vendosur edhe një shirit i verdhë, i cili ka krijuar perimetrin e sigurisë, për të mos lejuar kalimin. Burime policore konfirmojnë për “Panorama” se ka qenë një telefonatë anonime, e cila ka njoftuar për praninë e një bombe në ambientet e brendshme të redaksisë.






