Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Krujë, bashkëfshatarët grinden mes tyre, nxjerrin pistoleta e çifte për të demonstruar forcën

23/08/2016
FOTO/ Krujë, bashkëfshatarët grinden mes tyre, nxjerrin pistoleta e çifte për të demonstruar forcën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pistoleta e bllokuar

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan, Erind Balla, Rilind Leka dhe Indrit Leka të tre banues në Borizanë,Thumanë, Krujë.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë mbrëmjen e kaluar  në Borizanë, pas një konflikti për motive të dobëta, vëllezërit Leka, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin Erind Balla. Gjithashtu edhe shtetasi Erind Balla ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë vëllezërit Leka duke qëlluar disa herë në ajër.
Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, të cilët rrethuan dhe këqyrën vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur sekuestrimin e provave materiale, identifikimin dhe kapjen e menjëhershme të autorëve.
U ushtruan kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe në automjetin tip “Opel Vectra”, me targa AJ 067 XË, të cilës i ishin thyer të gjitha xhamat, në pronësi të shtetasit Erind Balla.
Gjithashtu, mësohet se filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të S. Leka 39 vjeç, banues në Borizanë, Krujë.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale:
“Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar në nenet 84, 278/5 dhe 274  të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Erind Balla;
“Kanosja”dhe “Shkatërrimi I pronës” në bashkëpunim parashikuar në nenet 84, 150, 25  të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Rilind dhe Indrit Leka; “Shkatërrimi i pronës” në bashkëpunim parashikuar në nenin 150, 25  të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit S. Leka. 

Të arrestuarit

• Erind Balla 32 vjeç, banues në Borizanë,Thumanë, Krujë;
• Rilind Leka 40 vjeç,  banues në Borizanë,Thumanë, Krujë;
• Indrit Leka 32 vjeç, banues në Borizanë,Thumanë, Krujë.

Sekuestruar në cilësinë e provave materiale

• arma e zjarrit pistoletë, tip TT, model 54, kalibër 7.62 mm, që i përkiste shtetasit Erind Balla;
• tre armë gjahu, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Indrit Leka;
• 1 krehër me 6 copë fishekë pistolete, kalibër 7.62 mm, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e shtetasit Erind Balla;
• 2 gëzhoja mod 54, kalibër 7.62 mm, në vendin e ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.