Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama shpërblen Sadri Abazin me tenderin 870 milion lekësh për bulevardin e Dibrës

23/08/2016
Edi Rama shpërblen Sadri Abazin me tenderin 870 milion lekësh për bulevardin e Dibrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti socialist Sadri Abazi është denoncuar sërish sot nga PD, këtë herë për një tender të fituar së fundmi. Tenderi me vlerë 870 milionë lekë, është për rikonstruksionin e bulevardit të Peshkopisë.
Për PD-në, ky tender është një shpërblim i Edi Ramës ndaj Sadri Abazit dhe se vlera e tenderit të fituar e cila është 200 milionë lekë më e madhe nga oferta më e mirë e skualifikuar, do të shkojë për blerjen e votave.

Deklarata e plotë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa


ina zhuoa, 23 gushtNuk ndalen favoret e Ramës për oligarkun e tij Sadri, në shkelje të ligjit. Paniku prej votës së 11 shtatorit, e ka bërë Edi Ramën të hapë qesen e të dorovisë paratë e shqiptarëve sipas interesit klientelist. Oligarku i Ramës ka marrë një tender pak ditë më pare, 870 milionë lekë për rikonstruksionin e bulevardit Elez Isufi në Dibër, ku ishte paracaktuar si fitues ai dhe nipi i tij me firmën ALKI Impex. 
Të gjashtë operatorët e tjerë në garë u skualifikuan ndonëse dy prej tyre kishin bërë ofertë me 200 milionë lekë më pak se firma e Sadriut.
Ankesat e tyre ligjore tek KPP e Edi Ramës, u hodhën poshtë me urdhër, sepse dihet që njeriu që vendos për çdo tender në vend, është vetë Edi Rama, i cili i ka kërkuar Sadriut të hidhet në sulm e të blejë sa më shumë vota në zgjedhjet në Dibër, ndaj dhe nuk ndalen tenderat për këtë oligark të rilindjes.
200 milionë lek më shumë se sa kushton puna, i jep Rama Sadriut, me të cilat mund të paguheshin në Dibër 1333 pensione në qytet, 2424 pensione në fshat, 2900 familje mund të merrnin pagesë mujore për papunësinë dhe 909 persona mund të përfitonin të punësuar me pagë minimale.
Por Edi Rama ia jep këto dhe qindra milionë lekë të tjerë të taksave të shqiptarëve, Sadriut, në shkelje të ligjit, që Sadriu t’i përdorë më pas për të blerë votat në Dibër për kandidatin e qeverisë.
Sepse Ramës nuk i interesojnë qytetarët, por blerja e votës, kapja e pushtetit me çdo kusht. Me këto akte korrupsioni dhe me këto krime ndaj votës së lirë, Edi Rama në fakt po blen vetëm fundin e tij të shpejtë.
Dibranët e dinë mirë si gjithë qytetarët e vendit, se Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën.
grafiku 123

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

ELBASAN/Ngjarje e rëndë në Mengel, humb jetën një 56-vjeçar

05/05/2026
Jep dorëheqjen në mes të vetingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës

Strasburgu i jep të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, cilat janë shkeljet e Vettingut

05/05/2026
“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

05/05/2026
DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

ELBASAN/Ngjarje e rëndë në Mengel, humb jetën një 56-vjeçar

05/05/2026
Jep dorëheqjen në mes të vetingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës

Strasburgu i jep të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, cilat janë shkeljet e Vettingut

05/05/2026
“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.