Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Servet Pëllumbi: Qeveria e pandershme, LSI e gatshme të ikë

22/08/2016
Servet Pëllumbi: Qeveria e pandershme, LSI e gatshme të ikë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, në një intervistë për “Panorama” ka komentuar situatën politike dhe zërat për një krisje të koalicionit mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Pëllumbi ka theksuar se LSI-ja duket e gatshme për t’u larguar nga koalicioni qeverisës, duke kërkuar një justifikim për të deklaruar prishjen. Në analizën e tij, profesori i së majtës është shprehur se koalicioni nuk është ndërtuar mirë dhe ndaj është i lëkundur.
“Realisht koalicioni i mirëfilltë qeverisës PS – LSI u ndërtua jo mirë dhe here pas here është lëkundur ndjeshëm, aq sa sot duket se LSI-ja është në kërkim të një modus vivendi për ta deklaruar të prishur koalicionin qeverisës me PS-në. Kjo, realisht, nuk është në interesin imediat të LSI-së, por duket se presioni që po ushtrohet mbi lidershipin e saj është shumë më i madh nga ç’mund të mendohet…! “Ngushëlluese”, mbase, mbetet vetëm deklarata e liderit të saj se “ende s’kanë lindur burra, as vendës e as ndërkombëtarë, që ta shantazhojnë atë!”, ka thënë ish-kryetari i Parlamentit.
Duke folur për qeverinë e majtë, ish-kreu i Parlamentit, Servet Pëllumbi, ka theksuar se qeverisja ka shtuar pakënaqësinë te shtresat e varfra të shoqërisë, për shkak të mungesës së transparencës dhe mungesës së ndershmërisë. Për Pëllumbin problem janë dhe sjellja e ministrave, që, sipas tij, është shoqëruar me një eufori.
“Në të vërtetë ka rritje të pakënaqësive, veçanërisht në shtresat më vulnerabël të shoqërisë sonë. Dhe këtu qeveria meriton të kritikohet, sidomos për mungesë ndershmërie e transparence, për një lloj euforie ‘ministrash’ në raport me reformat që jo gjithmonë kanë mbajtur parasysh prioritetet dhe amortizimin e plagëve sociale të shkaktuara prej tyre…”, ka thënë Pëllumbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026
Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
Vritet në burgun e Fierit, ishte dënuar për seks të dhunshëm

Përleshja në burgun e Fierit, pezullohen 8 punonjës të policisë së burgut

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026
Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.