Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTI/ Rama në 2010 vendim për prishjen e pallatit të Sadriut, Rama në 2016 lejon shtesë kati pa leje

22/08/2016
DOKUMENTI/ Rama në 2010 vendim për prishjen e pallatit të Sadriut, Rama në 2016 lejon shtesë kati pa leje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edi Rama në vitin 2010, me cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës, ka firmosur një vendim për prishjen e pallatit të Sadi Abazit. Në vitin 2016, tashmë kryeministër, Edi Rama lejon shtesë katesh pa leje për të njëjtin pallat.
Denoncimin e bën PD, e cila publikon edhe dokumentin, vendim, për prishjen e këtij pallati.
Sipas zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, të gjithë këto janë përpjekje kriminale për të mbuluar këtë shkelje skandaloze të ligjit, këto dy standarde në vend, ku mijëra vetë janë në burg për një rregullim çatie, ndërsa Sadriun e Ramës nuk e gjen gjë për ndërtimin e një kati të tërë pa leje në mes të Tiranës.

Deklarata e plotë e zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa

ina zhupa, 22 gusht
Sadriu i Ramës po vazhdon të përfundojë edhe katin shtesë në Pallatin e tij në zemër të Tiranës, dhe Edi Rama jo vetëm që e lejon, ndalon ligjin të funksionojë, por del dhe e mbron publikisht përmes dallëndyshes së INUK-ut, drejtoreshës kukull të Ergys Hoxhës, i cili drejton operacionin kriminal dhe korruptiv të blerjes së votës në Dibër.
Ja ku kemi këtu vendimet për prishje objekti të pallateve të Sadriut të Ramës, sepse janë ndërtuar pa leje.
Edi Rama vetë kur ishte kryetar bashkie ka nxjerrë vendim për prishjen e pallateve.
Bashkia Tiranë, vendim për prishje objekti, 17. 02. 2010.
Më pas Rama u miqësua me Sadriun, ose Sadriu diti se si ta rregullonte punën me të. Dhe sot Rama ka ndryshuar mendje, del dhe thotë se Sadriu është në rregull, dhe i paska legalizuar pallatet. Si mund të legalizohet një objekt për të cilin ka vendim prishje?
Të gjithë këto janë përpjekje kriminale për të mbuluar këtë shkelje skandaloze të ligjit, këto dy standarde në vend, ku mijëra vetë janë në burg për një rregullim çatie, ndërsa Sadriun e Ramës nuk e gjen gjë për ndërtimin e një kati të tërë pa leje në mes të Tiranës.
Kjo padrejtësi do të marrë fund.
Dibra e para do të çlirohet me 11 shtator nga ky sundim bande.
Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

“Po e merr aeroportin për t’ia dhënë Ron Yeffet”. Akuza e Pacollit qeverinë shqiptare në arbitrazh

13/09/2026
Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

“Po e merr aeroportin për t’ia dhënë Ron Yeffet”. Akuza e Pacollit qeverinë shqiptare në arbitrazh

13/09/2026
Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.