Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sherefedin Shehu zbulon platformën: Ja çdo të bëj unë për Dibrën, përveç Rrugës së Arbrit

20/08/2016
Sherefedin Shehu zbulon platformën: Ja çdo të bëj unë për Dibrën, përveç Rrugës së Arbrit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kandidati demokrat për bashkinë e Dibrës Sherefedin Shehu i është drejtuar banorëve të Dibrës me një platformë të përmbledhur të programit të tij për bashkinë që pritet ta drejtojë në 4 vitet e ardhshme.

“Zgjedhjet për bashkinë e Dibrës janë zgjedhje për ti kthyer shpresën, punësim, të ardhme këtij komuniteti të mencur , të aftë, të mrekullueshëm

Është një sfidë , përgjegjësi por dhe kënaqësi e madhe kandidimi për të drejtuar këtë trevë të cilës I përkas ndër breza dhe që I dedikoj sukseset dhe cdo arritje me falenderim dhe mirënjohjen më të madhe.

Bashkia e Dibrës do të jetë shtëpia dhe sofra e mikpritjes për cdo dibran . Hallet tuaja do të jenë shqetësimi im dhe puna e përditshme për ti zgjidhur ato.

Me mua, si kryetar bashkie dhe me Lulzim Bashën kryeministër do të ndërtojmë, rrugën e Arbrit si dhe do ti japim jetë shumë projekteve që do transformojnë Dibren në një potencial zhvillimi ekonomik,me bujqësi e turizëm me standarte konkurruese në rrajon.

Do të investojmë në shkolla, qendra shëndetësore ,rrugë, kanalizime për të cilat në qeverinë Rama nuk u investua as edhe një qindarkë. Prioritet do të jetë bujqesia ku Bashkimi Europian akordon miliona euro të cilat nuk shkojnë aty ku duhet. Une do të angazhohem me projekte konkrete për të thithur fonde nga donatorët për të investuar ne kanale kulluese dhe vaditëse, për subvencione për fermerët. Edi Rama dhe qeveria e tij qëndron në këmbë vetëm nga krimi dhe korrupsioni, sepse ajo e ka zhytur Dibrën dhe të gjithë Shqipërinë në mjerim e krize të thellë dhe qytetarët nuk i besojnë më.

Të dashur dibranë kudo që jetoni brenda e jashtë vendit

Së bashku më përkushtim dhe pasion do ta kthejmë Dibrën të jetueshme për të rinjtë, për cdo familje, për cdo burrë dhe grua, që të shohin tek kjo zonë shpresë dhe mundësi jetese. Puna e përditshme e bashkisë së re do ti përkushtohet familjeve në kushte mjerimi ku do të siguroj që përkrahja ekonomike dhe KEMP nuk do të zvarriten më, dhe do tu shkojnë familjeve në nevojë. Dera e bashkisë dhe zyra ime do të jetë e hapur për cdo dibrane cdo ditë të javës.

Ringritja e ekonomisë së fshatit do të jetë prioritet I imi, ku së bashku me bashkinë e re me projekte dhe reforma nuk do të mbetet asnjë shtëpi e izoluar nga qendrat e njësisë administrative. Sepse rrugë do thotë thotë treg, do të thotë komunikim, do të thotë të ardhura nga shitjet e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, që do tëngrejnë ekonominë për familjet dhe të ardhme më të mirë për fëmijët e fshatrave të Dibrës. Do të fokusohemi përmes të ardhurave të bashkisë apo me donatore të investojmë në ndërtim te infrastrukturës , të magazinave të grumbullimit të prodhimeve të agrobiznesit, subvecione për fermerë , kanalizime, ujësjellësa, rikonstruksione shkollash e qendrash shëndetësore .

Si kryetar I bashkisë së Dibrës do të kem dhe një avantazh të vecantë, bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë me të cilët kam ngritur gjatë karrierës sime një marëdhënie të shkëlqyer. Ata do të jenë aleatët më të mirë të Bashkisë së Dibrës

Të gjithë së bashku për Dibrën, ti kthejmë shpresën dhe zhvillimin”, përfundon kandidati demokrat për Dibrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026
Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026
Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.