Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Masakra në Palasë, e ëma e 12 vjeçarit tenton dy herë vetëvrasjen

19/08/2016
Masakra në Palasë, e ëma e 12 vjeçarit tenton dy herë vetëvrasjen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një shok i vërtetë nuk ka qenë vetëm vrasja e fëmijës 12­vjeçar, por edhe mënyra se si iu mor jeta e tij. Familja Zariu në lagjen “1 Maji” në qytetin e Fierit përcolli për në banesën e fundit djalin e vogël të saj, të masakruar nga kushëriri me probleme mendore. Në vilën 4­katëshe të familjes Zariu në Fier është bërë si “shtetrrethim”.

Askush nuk të lë të depërtosh brenda saj, sidomos nëse je pjesë e medias. Personi i vetëm që arrin të flasë është një kushërirë e largët e familjes. “Nuk është e mundur të futesh brenda. Gjendja është shumë e rëndë. E ëma e djalit nuk di gjë se si i ka ikur i biri nga kjo jetë. Ajo e di që dikush e ka qëlluar me gur në kokë dhe ai ka vdekur. Nuk e ka marrë vesh të vërtetën e shkreta ajo”, shprehet kushërira për “Panorama”. Për këtë arsye, të afërm të familjes Zariu mundohen që të mbajnë larg çdo person, prej të cilit nëna Brunilda mund të mësojë të vërtetën e dhimbshme. Kushërira tregon se e ëma e viktimës është në gjendje shumë të rëndë psikologjike. Prej saj mësohet se në dy raste ajo është penguar në çastin e fundit për të mos realizuar tentativën për të vrarë veten, duke u hedhur nga ballkonet e shtëpisë. Ceremonia mortore e përcjelljes së viktimës Andrea Zariu në banesën e fundit u bë në orën 12:30.

Në ceremoni ishin të pranishëm shumë banorë të fshatit Palasë, aty ku iu mor jeta 12­ vjeçarit Andrea. Viktima ishte djali i vogël i familjes së Platon Zariut. Ndërsa djali i madh është 18 vjeç. Në vilën 4­katëshe nga u përcoll dje 12­vjeçari jetonin deri dy ditë më parë gjyshërit e tij, pasi familja Zariu banonte në Greqi. Ata kishin ardhur për pushimet e verës, ku kishin qëndruar në fshatin e nënës së Andreas, në Palasë, afër detit. Pikërisht në këtë fshat kishte dashur të qëndronte edhe disa ditë të tjera fëmija i vogël, te gjyshërit nga e ëma, pa e menduar as ai vetë, por as familjarët e tij për të keqen që do t’u pllakoste. Megjithëse autorin e njihnin si person me probleme, në asnjë moment nuk ua merrte dot mendja se pikërisht ai do të bëhej tmerri i familjes së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026
Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

12/09/2026
Kushtetuesja rrëzon një nga dy kërkesat e Unionit të Gjyqtarëve

Kryeministri, sërish reagim për pagat e magjistratëve: Gjyqtari merr në dorë 80 mijë euro akumulim

12/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026
Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

12/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.