Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dy dyqanet e veshjeve, ku shqiptarët shpenzuan 26 milionë euro

19/08/2016
Dy dyqanet e veshjeve, ku shqiptarët shpenzuan 26 milionë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Janë dy dyqane tregtimi veshjesh në Shqipëri, që duhet se po kthehen në të preferuarat e konsumatorëve dhe që po arrijnë të qarkullojnë miliona euro në vit, duke u renditur në listën e 200 kompanive më të mëdha në vend për vitin 2015 dhe duke pasur norma të larta fitimi.

Sipas të dhënave nga tatimet dhe bilancit zyrtar, dyqani më i madh i veshjeve në Shqipëri ka arritur që të jetë brenda pak kohësh ITX ALBANIA, në pronësi të grupit Zara Holding B.V., me dyqanet e saj Zara, Massimo Dutti, Bershka, Pull & Bear, Stradivarius. Në vitin e dytë të plotë të aktivitetit, të ardhurat e tij ishin 1.93 miliardë lekë (rreth 14 milionë euro), me një rritje të ndjeshme prej 61% në raport me 2014-n. Dyqanet e grupit Zara, në pak kohë arritën të beheshin të preferuara në Shqipëri, të ndihmuara nga marka që ishte mjaft e njohur, sidomos nga të rinjtë. Grupi Zara rezultoi me fitime të kënaqshme prej rreth 520 milionë lekë para taksave, me një normë fitim bruto prej 27%.

LC WAIKIKI Retail AL Sh.p.k është operatori i dytë më i madh i tregtimit të veshjeve në Shqipëri, duke ia lëshuar në 2015-n Zarës vendin e parë (vitin e kaluar ishe ajo në vend të parë). Sipas të dhënave nga tatimet, qarkullimi i saj vjetor në 2015-n ishte 1.63 miliardë lekë (rreth 12 milionë euro) me një rritje prej 22% me bazë vjetore. Fitimi para taksave ishte 337 milionë lekë, me një normë fitimi prej 21%. Ndryshe nga Zara, që segmenton shtesën e mesme dhe të rinjtë, dyqanet e Waikiki tregtojnë veshje më të lira dhe për të gjitha moshat.

Në total, vetëm në këto dy dyqane, shqiptarët kanë shpenzuar për veshje rreth 26 milionë euro.

Ndonëse biznesi i veshjeve në Shqipëri është i fragmentarizuar dhe me një nivel të lartë informaliteti, këto kompani po arrijnë të mbizotërojnë në këtë treg dhe të kenë volume të larta aktiviteti.monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026
Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

12/09/2026
Kushtetuesja rrëzon një nga dy kërkesat e Unionit të Gjyqtarëve

Kryeministri, sërish reagim për pagat e magjistratëve: Gjyqtari merr në dorë 80 mijë euro akumulim

12/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026
Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

12/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.