Është bërë nga Policia e Elbasanit arrestimi në flagrancë i shtetasve: Vlase Tanaskoski , 35 vjeç banues në Strugë Maqedoni; Aleksandër Trajkoski, 38 vjeç, banues në Strugë Maqedoni.
Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Hotolisht, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Jaguar” me targa SU0158AC, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 101.20 gramë, lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kokain, 6 telefona, 10 karta SIM, një sasi dinarësh Maqedonas, automjetin tip “Jaguar” me targa SU0158AC.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 283/a dhe 25 të Kodit Penal.









