Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

QKR i shpjegon tatimeve: Subjektet pasive nuk duhet të dorëzojnë bilance

18/08/2016
QKR i shpjegon tatimeve: Subjektet pasive nuk duhet të dorëzojnë bilance
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bizneset që tashmë kanë pushuar aktivitetin dhe janë me status pasiv, por ende nuk janë çregjistruar, nuk e kanë të qartë nëse duhet të dorëzojnë pasqyrat financiare në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Burimet nga QKR sqarojnë se, bizneset me status pasiv nuk janë subjekt i dorëzimit të bilancit, megjithatë tatimet kanë vijuar me gjoba edhe për biznese që kanë pasur status pasiv dhe nuk kanë dorëzuar bilancet.

QKR sqaron se detyrimin për depozitimin pasqyrave financiare e kanë subjektet që janë regjistruar me përgjegjësinë tatimore tatim fitimi, të cilët duhet të depozitojnë pranë QKB-së, shkruan monitor.al.

Nëse subjekti për periudhën gjatë së cilës ka qenë me status aktiv ka qenë regjistruar si subjekt me përgjegjësi tatimore tatim fitimi, atëherë ky subjekt duhet të kryejë depozitimin e pasqyrave financiare, sqaron QKB.

Lista e bizneseve, që kanë deklaruar status pasiv, i ka kaluar të 95 mijë subjektet deri në fillim të korrikut. Regjistri i bizneseve pasive u krijua për herë të parë këtë vit në zbatim të ligjit të procedurave tatimore që detyrojnë tatimet të seleksionojnë listën e rregullt të tatimpaguesve nga lista fiktive, me qëllim shmangien e evazionit fiskal.

Bizneset e përfshira në këtë regjistër që janë sa 50 për qind e totalit të bizneseve (180 mijë) të raportuara nuk janë të qartë nëse duhet të raportojnë online bilancet edhe me zero aktivitet.

Mbështetur në Ligjin, “Për Regjistrimin e Biznesit” detyrimin për depozitimin e dokumenteve kanë subjektet që janë regjistruar me përgjegjësinë tatimore tatim fitimi, të cilët duhet të depozitojnë pranë QKB-së, pasqyrat financiare vjetore të skanuara në format PDF, raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme), vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesës ligjore). Afati i fundit i dorëzimit të këtyre dokumenteve ishte data 01 gusht 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026
Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

12/09/2026
Kushtetuesja rrëzon një nga dy kërkesat e Unionit të Gjyqtarëve

Kryeministri, sërish reagim për pagat e magjistratëve: Gjyqtari merr në dorë 80 mijë euro akumulim

12/09/2026
Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!

Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!

12/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026
Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

12/09/2026
Kushtetuesja rrëzon një nga dy kërkesat e Unionit të Gjyqtarëve

Kryeministri, sërish reagim për pagat e magjistratëve: Gjyqtari merr në dorë 80 mijë euro akumulim

12/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.