Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shoqatat e Gazetarëve i drejtohen Kuvendit: Mos votoni nenin kundër lirisë së mediave

17/08/2016
Shoqatat e Gazetarëve i drejtohen Kuvendit: Mos votoni nenin kundër lirisë së mediave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Organizatat më të mëdha të gazetarëve në Shqipëri janë njohur sot me nenin 13 të projektligjit; “për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, pjesë e paketës për reformën në drejtësi.

Ky nen ka shkaktuar një shqetësim të madh dhe ka vënë në alarm mediat shqiptare për një censurë të re që po kërkon të vendoset me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas këtij neni, “çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër, që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ndalohet dhe dënohet me ligj”. Dhe dënimi në kodin penal për këtë lloj vepre shkon deri në tri vite burg.

Shoqatat e gazetarëve e konsiderojnë këtë projekt jo si pjesë e një reforme që synon të luftojë krimin dhe korrupsionin, por si një nen të jashtëzakonshëm që kërkon t’i mbyllë gojën medias së lirë, të instalojë një gjendje censure në vend dhe të vendoset mbi Kushtetuën, që garanton liri të plotë të fjalës në Shqipëri.

Për gazetarët shqiptarë, ky nen është një akt selektiv pasi për veprën penale të presionit apo shantazhit, kodi penal përcakton të gjitha rastet në bazë të të cilave çdo individ ka të drejtë të padisë këdo, përfshi edhe gazetarët.

Prandaj specifikimi për mediat, është një akt i pastër censure dhe me rrezik për demokracinë. Eshtë një kthim pas, kur fjala dhe mendimi i lirë konsideroheshin agjitacion dhe propagandë.

Termi i përdorur në nenin 13, “influencë e papërshtatshme”, krijon hapësirë për çdo lloj interpretimi për të kërkuar dënimin e gazetarëve. Mjafton që një prokuror ta cilësojë si të papërshtatshme raportimin e një media dhe gazetari të gjendet përpara bankës së të akuzuarit.

Shoqatat e gazetarëve i bëjnë thirrje deputetëve shqiptarë të heqin menjëherë këtë nen regresiv nga projektiligji dhe mos ta kalojnë për votim në Kuvend. Ai përbën një kërcënim të hapur për lirinë e shprehjes dhe si i tillë nuk mund të diskutohet e aq më pak të votohet në një vend që synon të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Shoqatat e gazetarëve do të njoftojnë për këtë projekt të paprecedent organizatat më të mëdha për mbrojtjen e lirisë së medias në botë.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ; Armand SHKULLAKU

Unioni i Gazetareve Shqiptare; Aleksander ÇIPA

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë; Ylli RAKIPI

Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare; Aleksander FRANGAJ

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026
MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026
VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Ekstradime, 3 nga Greqia në Tiranë dhe 2 nga Tirana në Romë

Arrestohen 2 persona në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Rumania i dënuari për vrasje

16/08/2026
SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.