Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET E VRASJES MAKABRE/ Autori kishte bashkëpunëtor një 9-vjeçar

17/08/2016
DETAJET E VRASJES MAKABRE/ Autori kishte bashkëpunëtor një 9-vjeçar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një krim makabër ka ndodhur sot në Palasë të Vlorës. Kushëriri ka masakruar 12­vjeçarin, duke i prerë kokën dhe duke e lënë pa jetë në buzë të rrugës. Sipas të dhënave të para raportohet se autori është identifikuar si Jorgos Zani, 30­vjeç, një person me problem mendore dhe sipas policisë, konfirmuar edhe si përdorues droge. Viktima është kushëriri i tij, vetëm 12­vjeçar, A.Zani, i cili nga të dhënat paraprake, është gjetur i masakruar në anë të rrugës. Viktima është gjetur i pajetë në buzë të rrugës, mbuluar me një carcaf të bardhë. I mituri jetonte në Greqi dhe kishte ardhur për pushime bashkë me prindërit, por këta të fundit ishin larguar tre ditë më parë duke e lënë djalin tek gjyshja. Ka qenë një tregtar i fruta­perimeve i cili fillimisht ka gjetur trupin e pajetë mbuluar me çarçaf dhe më pas policia ka gjetur autorin.

Dëshmia e bariut te zonës: Kico Konomin kishte bashkëpunëtor nje 9 vjecar

Bariu shprehet i indinjuar për fatin e Andrea Zaharias, 12 vjec. Sipas tij, dhe ai vetë do të kishte pësuar të njëjtin fat nga Jorgo Zani, tanimë i arrestuar nga Policia e Vlorës, informon neës 24.

“Para një viti më rrahu me bishtin e sëpatës. U përleshëm. O do më vriste o do e vrisja. Mora policinë dhe i thashë që kapeni se ndryshe do e vras. Por ai u arratis, nuk e kapën. Që në momentin që më goditi unë u shmanga”.

Bariu tregon se Zani kishte bashkëpunëtor një fëmijë 9 vjec me emrin Kico Konomi. Sipas bariut, Kico është kthyer në tmerrin e zonës, pasi duke qëndruar me Jorgo Zanin, grabiste dhe vriste kafshë.“Kico Konomin e kishte bashkëpunëtor, 9 vjec. Ky fëmijë cfarë nuk bënte në zonë. Ditët e fundit ka grabitur dhe një cifte dhe është në kërkim prej dy ditësh.

Nga rrëfimi i bariut mësohet se Jorgo jetonte i vetëm në një banesë në Palasë. Aty u kap me kokën e djaloshit në duar. “Jetonte i vetëm. Prindërit i ka në Greqi, ka jetuar në Greqi, nuk e di pse është kthyer. Sa budalliqe ka bërë në fshat, të gjithë e dinë. Therte këlysha qensh dhe i hante vetë. Ishte i tmerrshëm.

Thuhet se në të gdhirë djalin, Andrean e përzuri dhe pastaj e zuri në rrugicë aty afër shtëpisë, 25 metra larg dhe aty e ka therur me hanxhar. Kokën ia kanë gjetur brenda në banesë dhe pikërisht aty e gjëtën autorin me kokën e djalit në dorë”, thote bariu.

Dëshmia e fqinjit: Autori i sëmurë, nuk e mbanin në spital

Një fqinj i familjes ku ka ndodhur ngjarja makabre ka rrëfyer për mediat se autori ishte me probleme mendore dhe nuk e mbanin në spital. “Në cmendinë e kanë cuar dhe e kanë nxjerrë, ka qëndruar dy tre ditë dhe e kanë nxjerrë, shqetësime sillte në fshat se njeri i sëmurë ka qenë mendor, shenjën e nazizmit një herë e ka bërë. Viktimën e kishte djalin e kushërirës së parë. Keto dite rrinin bashkë në një shtëpi në një godinë, djali sivjet ishte me prindërit, ata i ikën në Greqi ditën e hënë dhe e lanë te gjyshja:, tha ai.

Deklarata/ Versioni zyrtar i policisë

Policia arreston në flagrancë autorin e vrasjes në fshtin Palasë, Himarë! Jorgos Zani, 30 vjeç, banues në Palasë, Himarë. Arrestimi i ti u bë menjëherë pasi sot rreth orës 10:34 , rreth 25 m larg banesës së tij, dyshohet se ka vrarë shtetasin e mitur me të dhënat e mëposhtme: A.Z., rreth 12 vjeç, banues në Greqi. Shtetasi i mitur po qëndronte tek gjyshja e tij, shtetësia A.Z., në Palasë, Himarë. Autori i vrasjes është i afërm i viktimës pasi rezultojnë në lidhje gjaku me njëri­tjetrin. Jorgos Zani dyshohet të jetë i sëmurë mendor, pasi nga verifikimet e kryera ka qenë një herë i shtruar në Spitalin Psiqiatrik të Vlorës në datat: 27.10.2015 – 05.11.2015, me diagnozën “Çrregullime të theksuara të personalitetit” pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026
MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026
VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Ekstradime, 3 nga Greqia në Tiranë dhe 2 nga Tirana në Romë

Arrestohen 2 persona në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Rumania i dënuari për vrasje

16/08/2026
SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.