Në muajin shtator do të fillojë të aplikohet receta elektronike shëndetësore edhe në Tiranë sipas një zyrtari të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. Drejtori i IT pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Arjan Qoku ka shpjeguar avantazhet e kësaj skeme, raporton Scan.
Fillimisht receta elektronik u aplikua në Durrës.
Receta elektronike është një projekt i iniciuar nga Ministria e Shëndetësisë por që ndiqet dhe do të zbatohet nga Fondi. Ndërkohë që shpenzimet e tij mbulohen nga buxheti i shtetit.




