Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Shkodër, policia zbardh atentatin e mbrëmshëm, arrin në 6 numri i të arrestuarve

15/08/2016
EMRAT/ Shkodër, policia zbardh atentatin e mbrëmshëm, arrin në 6 numri i të arrestuarve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme në qendër të këtij qytetit ku mbeti i plagosur shtetasi Donald Shtjefni. Për pasojë, mësohet se janë arrestuar 6 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë vendore të Shkodrës mësohet se mbrëmë rreth orës 22:15 është njoftuar se në lagjen “Vasil Shanto” te Hotel “Rozafa” janë dëgjuar krisma armësh.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Shkodër të cilët kanë konstatuar se është plagosur shtetasi Donald Shtjefni dhe kanë bllokuar zonën përreth vendit të ngjarjes në bashkëpunim me forcat e FNSH-së, kanë ngritur dhe disa pika kontrolli  me qëllim kapjen e autorëve.
Në orën 22:26 në fshatin Golem Shkodër, është njoftuar për një dalje nga rruga të një automjeti. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Policisë Rrugore të cilët kanë konstatuar se ishte automjeti  BMW me targë AA 006 NL, në të cilën udhëtonin shtetasit Behar Brajoviq (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj.
Nga veprimet e shpejta operacionale dhe proceduriale, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, bënë të mundur në një kohë të shkurtër të ndërlidhin rastet, të zbardhin dhe dokumentojnë ngjarjen si dhe identifikojnë e të ndalojnë autorët.
Nga hetimet e para rezulton se shtetasit Donald Shtjefni, Kristian Shtjefni dhe Patrik Salaj të cilët kane qenë duke lëvizur me automjetin BMW X5, me targe  SB 60 CEA dhe shtetasit Behar Brajoviq(Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj  të cilët kanë qenë duke lëvizur me autoveturën BMW me targe AA 006 NL, në lagjen “Vasil Shanto”, kanë qëlluar kundrejt njeri-tjetrit me armë zjarri, pistoletë dhe automatik, ku nga ky shkëmbim zjarri ka mbetur i dëmtuar shtetasi Donald Shtjefni i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë  jashtë rrezikut për jetën.
Motivi i ngjarjes është një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje  i  ndodhur pak orë para ngjarjes.
Ndërkohë shtetasi Bledar Lekaj ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë kurse shtetasit Behar Brajoviq (Bajri) dhe Ilir Rustemi (Bajri) ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm dhe ndodhen të tre jashtë rrezikut për jetën.

Të ndaluarit

• Behar Brajoviq (Bajri), 36 vjeç, banues Shkodër (  i dënuar më parë)
• Ilir Rustemi (Bajri), 40 vjeç,  banues në  Shkodër, ( i  dënuar më parë)
• Bledar Lekaj , 26 vjeç,  banues në  Shkodër (  i dënuar më parë)
• Donald Shtjefni , 31 vjeç  banues në  Shkodër
• Kristjan  Shtjefni , 26 vjeç,  banues në  Shkodër
• Patrik  Salaj , 21 vjeç , lindur në Shkodër dhe banues në  Tiranë
Është shpallur në kërkim policor edhe shtetasi me iniciale A.M , pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje dhe punohet për kapjen e tij.
Ndalimi i tyre , u krye në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër , për veprën penale të ” Vrasjes me dashje”  e kryer në bashkëpunim ,  mbetur në tentative ‘ dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”  parashikuar nga nenet 76-22-25 e 278 të Kodit Penal.

Sekuestruar në  cilësinë e provës materiale

– 10 gëzhoja model 56,
– 5 gëzhoja model 54
– 2 armë zjarri pistoletë   
– 1 armë zjarri automatik         
– 5 krehra automatiku
– 2 krehra pistoletë
– 2 automjete
– 4 aparate telefoni celular etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

11/09/2026
Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

11/09/2026
Rama ndryshon qeverinë, ‘përfiton’ ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

Rama ndryshon qeverinë, ‘përfiton’ ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

11/09/2026
Banorët e Marinzës përballë Bankers: Kërkojnë pagesën e qirave për tokat, Baçi: Pse hesht shteti?

Banorët e Marinzës përballë Bankers: Kërkojnë pagesën e qirave për tokat, Baçi: Pse hesht shteti?

11/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

11/09/2026
Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

11/09/2026
Rama ndryshon qeverinë, ‘përfiton’ ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

Rama ndryshon qeverinë, ‘përfiton’ ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

11/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.