Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ambasada shqiptare në Athinë: Vdekja e emigrantit është e filmuar

15/08/2016
Ambasada shqiptare në Athinë: Vdekja e emigrantit është e filmuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vdekja misterioze e 29-vjeçarit shqiptar Pëllumb Marnikollaj në një komisariat të policisë në kryeyqtetin grek Athinë do të hetohet nga Prokuroria e Lezhës, ku të afërmit e të ndjerit kanë bërë kallëzimin penal.
Në bazë të këtij kallëzimi, prokuroria urdhëroi edhe kryerjen e ekspertizës mjekoligjore të trupit të viktimës.
Mjekët ligjorë këqyrën ditën e diel trupin e të ndjerit dhe burime konfidencialë kanë pohuar për Top Channel se, krahas dëmtimeve të tjera, që pritet të përcaktohen nëse janë shkaktuar nga rënia nga lartësia apo nga mjete të tjera, kanë konstatuar edhe disa shenja të ngjashme me ato të fikjes së cigareve në trup.
Duke qenë se 29-vjeçari ka humbur jetën më datë 3 gusht dhe këqyrja e trupit është bërë më datë 14 gusht, pra 11 ditë pas vdekjes, këto shenja pritet të konfirmohen në ditët në vazhdim se nga çfarë janë shkaktuar.
Ndërkohë, ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi, i kontaktuar nga Top Channel, ka bërë të ditur se menjëherë pala shqiptare është vënë në kontakte me policinë greke për të marrë më shumë informacione lidhur me atë çfarë i ka ndodhur 29-vjeçarit shqiptar.
Dervishi ka deklaruar se e gjithë skena është filmuar nga një kamera sigurise që ndodhet në dhomën ku ka ndodhur ngjarja, pamjet e të cilës ata ia kanë kërkuar autoriteteve greke, por që u është thënë se do t’u vihen në dispozicion në një moment tjetër, pasi ngjarja është ende në hetim.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili i ka dërguar një letër homologut grek duke i kërkuar të hetojë këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

11/09/2026
Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

11/09/2026
Rama ndryshon qeverinë, ‘përfiton’ ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

Rama ndryshon qeverinë, ‘përfiton’ ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

11/09/2026
Banorët e Marinzës përballë Bankers: Kërkojnë pagesën e qirave për tokat, Baçi: Pse hesht shteti?

Banorët e Marinzës përballë Bankers: Kërkojnë pagesën e qirave për tokat, Baçi: Pse hesht shteti?

11/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

11/09/2026
Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

11/09/2026
Rama ndryshon qeverinë, ‘përfiton’ ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

Rama ndryshon qeverinë, ‘përfiton’ ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

11/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.