Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO E RRALLË/Futbollisti puçist Hakan Shukur bashke me Erdoganin dhe Gylenin në një festë

13/08/2016
FOTO E RRALLË/Futbollisti puçist Hakan Shukur bashke me Erdoganin dhe Gylenin në një festë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Po t’i shohësh të dy në një filmim të vjetër, i cili qarkullon ende në YouTube, është e vështirë të mendosh se bashkimi ka marrë fund. Eshtë viti 1995. Erdogani sapo është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Stambollit.

Me një këmishë të kuqe, është ndër të ftuarit më të rëndësishëm në dasëm. Dhëndrri? Hakan Shukur, kampioni i Gallatasarajit, i cili ka pak kohë që është shitur tek Torino. Por edhe dëshmitari nuk është nga ata që kalojnë pa u vënë re. Në të djathtë të Mbretit të Bosforit, i veshur krejt në ngjyrë bezhë, ndodhet predikuesi Fetullah Gulen.

Sot, më shumë se njëzetë vjet më vonë, aktorët janë të njëjtët. Por buzëqeshjet janë zhdukur. Pikërisht, sepse dje në listën e pastrimeve të urdhëruara pas grushtit të dështuar të shtetit të 15 korrikut, Erdogani (që në ndërkohë është bërë Kryeministër e më pas President, deri sa ka marrë edhe nofkën SUlltan), ka nxjerrë një urdhër arresti për Shukurin. Por jo vetëm kaq. I pakënaqur, i ka ngrirë llogaritë bankare dhe ka arrestuar të atin. Akuza: është pjesë e rrjetit të Gulenit, që kërkonte të godiste dhe përmbyste Sulltanin.

Lidhja mes Gulenit dhe Shukurit ka origjinë të largët. Me përfundimin e karrierës si futbollist – ku për pak kohë luajti edhe tek Interi i Milanos – në vitin 2011, ish kapiteni i kombëtares turke (ajo kombëtare që e udhëhoqi deri në gjysmëfinalen e Botërorit të Koresë, ku shënoi edhe golin më të shpejtë të Botërorëve), u fut në politikë me Akp-në e Erdoganit, ndoshta me këshillë të vetë Gulenit. Eshtë maskoti i përsosur për fotografitë e rastit. Kryeministri e merr nga pas në çdo eveniment. Në filmimet e arkivit shihet teksa luan me topin përballë Mbretëreshës Elisabetë gjatë vizitës së saj në Turqi, si dhe duke buzëqeshur gjatë darkave në Bosford. Megjithatë, prapa kuintave të tapetëve të kuq, buzëqeshjet u shuajtën dalëngadalë. Në dhjetor 2013, pas akuzave për korrupsion, Erdogani prishet përfundimisht me Gulenin. Shukurit i duhet të zgjedhë nga cila anë është, dhe ndjek rrugën e atit shpirtëror. “Eshtë e padurueshme të shoh që e trajtojnë tradhëtar, pas gjithë asaj që ka bërë për atdheun”, ka shkruajtur ai në letrën e dorëheqjes. Përplas derën dhe ikën nga Akp.

Për dy vjet Shukuri zhduket nga radarët, flokët i janë zbardhur dhe mjekrra i është zgjatur. Më pas, në vitin 2015, ndjek shembullin e predikuesit dhe transferohet në SHBA, ku projekton hapjen e një qendre sportive në Florida. Por Sulltani e mban në shënjestër. Në shkurt kërkon katër vite burg për një shënim në tuiter, ku Shukuri e ka quajtur “hajdut”. Ai vetëmbrohet. Erdogani është i tërbuar. I vërsulet edhe lojtarit të NBA Enes Kanter dhe pret momentin e hakmarrjes. Deri dje, kur i ka dhënë një herë e mirë fund idilit. Corriere della Sera – Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

10/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.