Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vdekja e Arditit, Rama nuk e dorëzon kreun e tij të PS në Peqin

12/08/2016
Vdekja e Arditit, Rama nuk e dorëzon kreun e tij të PS në Peqin
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka denoncuar sot mosdorëzimin e kreut të PS-së së Peqinit, i kërkuar për vdekjen e adoleshentit te landfilli i Tiranës.
Sipas deputetes demokrate Mimoza Hajdarmataj, Edurim Teqja ka një të kaluar të mbushur me precedentë penalë.
Më tej deputetja e PD-së shprehet se pas ngjarjes së rëndë kur duhej të përgjigjej para drejtësisë, kreu socialist i Peqinit dhe partneri i Erion Veliajt ka mbrojtjen e Edi Ramës dhe i fshihet ligjit, ndërsa garanton se, do të ketë drejtësi për Arditin e çdokush që është përgjegjës në mos sot, nesër do përgjigjet para ligjit.

Deklaratë e plotë e deputetes së PD-së, Mimoza Hajdarmataj
 

mimoza hajdarmataj, 12 gushtEdi Rama duhet të lëshoje kreun e tij të partisë në Peqin, të mos i ofrojë mbrojtje por ta dorëzojë para drejtësisë.
Edurim Teqja, është shpallur në kërkim pas vdekjes së Arditit 17 vjeç në landfillin e Sharrës, dhe prej një jave ai i shmanget ligjit me ndihmën dhe mbështetjen e Edi Ramës.
Ky personazh, me të kaluar kriminale, me ekspuls në Itali për vepra të ndryshme, i dënuar në vitin 86 për vjedhjen e Mapo-s në Peqin, ishte zgjedhja e Edi Ramës për ta vënë në krye të partisë në Peqin dhe në krye të OSHEE-së atje njëkohësisht.
Po ky person, sot në arrati, ishte zgjedhja e Erion Veliajt për aferën e errët të biznesit të paligjshëm dhe korruptiv me mbetjet në Sharrë, ku humbi jetën Arditi.
Sot pas ngjarjes së rëndë kur duhej të përgjigjej para drejtësisë, kreu socialist i Peqinit dhe partneri i Veliajt ka mbrojtjen e Edi Ramës dhe i fshihet ligjit.
Ky akt i rëndë e bën atë të dyshuar në vdekjen e Arditit dhe Edi Ramën e nxjerr si gjithnjë mbrojtës të krimit dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin e paratë e shqiptarëve.
Partia Demokratike e siguron Ramën dhe të fshehurin e tij se do të ketë drejtësi për Arditin e çdokush që është përgjegjës në mos sot, nesër do përgjigjet para ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.