Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Prokuroria zbardh si u vodhën paratë për 6 minuta te dega e bankës në Bllok

12/08/2016
DETAJE/ Prokuroria zbardh si u vodhën paratë për 6 minuta te dega e bankës në Bllok
Share on FacebookShare on Whatsapp

Më 8 Gusht, rreth orës 08:15, Policia Gjyqësore është vënë në dijeni se ishte vjedhur gjatë natës banka e nivelit të dytë, që ndodhet në rrugën “Ismail Qemali”.
Gjatë veprimeve hetimore të kryera është konstatuar se persona të paidentifikuar, duke hapur një vrimë në murin që ndan bankën me një ambient tjetër privat, dikur pub, kanë hyrë në ambientin e brendshëm të bankës dhe më pas kanë hapur një vrimë tjetër në murin prej betoni të kasafortës së bankës. Njëri prej autorëve ka hyrë brenda ambienteve të dhomës kasafortë të bankës dhe ka marrë nëpër raftet metalike shumën e rreth 190.000.000 lekëve të vjetra. Më pas janë larguar nëpërmjet dy vrimave, të cilat ishin hapur më parë. Veprimet e autorëve janë në datën 5 dhe 6 Gusht.
Bazuar në kontrollin e ambientit rrethues të bankës rezulton se, autorët fillimisht kanë ndërruar fishekun e derës së ish pub -it dhe që aty kanë hyrë brenda. Fillimisht kanë shkuar dhe kanë vepruar në faqen e një muri dhe më pas, pasi kanë hasur në beton e kanë lënë atë dhe kanë shkuar në faqen e murit prej tulle, ku kanë hapur një vrimë ku mund të hynte lirshëm një trup njeriu. Pasi kanë hyrë në ambientin e brendshëm të bankës, ku ishte dhe dhoma kasafortë kanë vepruar me mjete pune (çekiç, daltë, kriko) te muri prej betoni i dhomës kasafortë. Veprimin përfundimtar ata e kanë kryer më datën 06 Gusht, ku kanë hyrë në orën 23:13 min dhe kanë dalë në orën 23:19.
Në ambientin e pub -it janë gjetur sende që dyshohet se u përkasin autorëve si, leva hekuri, kriko automjeti, pllaka metalike, tuba metalikë.
Banka ka sistem kamerash dhe dhoma kasafortë ka sistem sensorësh. Nga goditjet që kanë bërë autorët ditën e premte natën dhe të shtunën po natën, sensorët kanë dhënë alarm te telefoni i Drejtorit të bankës, Shefi i Sigurisë së Bankës, te SHPFS. Ditën e premte, datë 05 Gusht, pas marrjes së sinjalit janë paraqitur në bankë Drejtori i bankës, Luigj Gjonaj dhe pasi nuk ka konstatuar gjë është larguar. Ky sinjal ka rënë dhe një herë tjetër. Ditën e shtunë ka rënë sinjali i sensorit të kasafortës. Ka ardhur aty Drejtori i bankës, Luigj Gjonaj dhe Shefi i Sigurisë së kësaj banke, Florjan Skarra dhe kjo dallohet dhe në pamjet filmike, por nuk kanë konstatuar gjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026
DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Rrethanat e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë, fluturoi mbi një central bërthamor

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026
DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.